Kryeministri Edi Rama e ka marrë gjithnjë si shembull liderin e PD Sali Berisha kur ka deklaruar se nuk do që të jetë në politikë aq gjatë.
Çoi në nominim Livian që e njihte nga afër, Neda Ballukun e gjen belaja: Më morët në qafë!
Por tashmë duket se Rama ka vendosur një afat për veten. Qëllimi i Ramës duket se është drejtimi i vendit edhe për një mandat të katërt dhe më pas të tërhiqet. Kështu ka lënë të kuptohet në një përgjigje për komentuesit në rubrikën Sy më Sy ku thotë:
“Ndaj jini të sigurt që drejtësi që i shërben pushteti të radhës nuk do të ketë sa kohë që PS do të jetë në pushtet, me mua në krye, ose pas 2030 me këdo tjetër që do të marrë stafetën, kur ne të jemi anëtarë të BE, kur ne ta kemi vënë në tryezë fiksimin tim Albania”.
Qytetari: Ka ardhur koha të dalësh në pension bashke me bufin.
Rama: Në pension do dal kur të shkoj në botën tjetër, përveç kësaj pune, që e bëj në bazë të një kontrate me popullin dhe që e vendos populli deri kur do të vazhdojë. Kam dhe gjëra të tjera që dua të bëj, kështu që në pension, s’do dal, dashtë Zoti nga pikëpamja fizike të jem mirë deri në fund.


