Big Brother VIP solli një ndryshim në rregullat e nominimit herën e fundit, ku për herë të parë në historinë e këtij formati në Shqipëri, ata që vendosën për nominimet ishin opinionistët.
Arbër Hajdari dhe Neda Balluku zgjodhën një konkurrent nga grupet e krijuara brenda shtëpisë.
Arbëri vendosi të nominojë Loredanën, duke argumentuar se ajo tregon më shumë dinamikë dhe angazhim kur ndodhet në rrezik. Nga ana tjetër, Neda vendosi të dërgojë në nominim Livian, duke e konsideruar si një nga konkurrentet më të rrezikuara në lojë.
Por kjo dinamikë ka sjellë debate të forta në shtëpi. Mbrëmjen e kaluar, Neda ka treguar se ka mbetur zgjuar deri në orët e para të mëngjesit duke i ndjekur banorët. Ajo ka postuar një foto në Instagram duke “u ankuar” se e morën në qafë me pagjumësinë./Radar.al



