POGRADEC– Është marrë masa “Arrest me burg” për autorin e dyshuar të vrasjes së Eglantin Progas, i cili akuzohet se ka dhunuar barbarisht duke e lënë të vdekur 42-vjeçarin në Pogradec.
Këtë të martë 29-vjeçari Denis Muça, doli para togave të zeza në Gjykatën e Korçës, ku u njoh dhe me akuzat që rëndojnë ndaj tij. Gjithashtu për krimin e rëndë janë arrestuar dhe tre persona të tjerë, një ditë pas ngjarjes.
“Detyrim paraqitje” u dha edhe për tre personat e tjerë, Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, të cilët akuzohen për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.


