TIRANË-Ish deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë i ftuar në Media Radar ku ka folur për zhvillimet politike në Selinë Blu si dhe për gjithçka ka ndodhur ditët e fundit me qeverinë shqiptare.
Ndër të tjera Gjuzi është pyetur edhe për luftën në Iran ku ka përmendur që më herët ai ka marrë një ftesë në grup për të vizituar vendet islamike.
“Kushti i parë është me qenë se Irani në Konferencën Islamike ka fuqi, janë 54 vende, kushti i parë është: të gjithë vendet islamike enblock të njohin Republikën e Kosovës. Kushti i dytë: Me qenë se ka kaq vite në pushtet Ayatollah, si lider suprem, ky i ka të gjitha të drejtat të bëjë një amnisti. Duke përfshirë të gjithë emigracionin Iranian që janë larguar jashtë, këtu kisha për bazë unë emigracionin shqiptar nëse do ta bënte ndonjëherë dikdatori. Vetëm ata që kanë kryer krime të rëndë të përballen në gjykatën e OKB-së. Jo gjykata Iraniane as shqiptare. Atëherë ne vijmë atje. Me regjimin nuk kemi punë. Pas kësaj ata nuk kthyen përgjigje.”-tha Gjuzi./Radar.al


