Demokrati Dash Sula i mbetur jashtë listave për kandidim në zgjedhjet e 11 mjait, në një reagim të parë të dhënë për Top Channel bën me dije se nuk do të angazhohet politikisht në fushatë me asnjë parti.
Pavarësisht kësaj Sula thekson se grumibullimin e ofertave të marra nga parti të ndryshme po i shqyrton për pas 11 majit. Demokrati nuk e përjashtoi ftesën e marrë nga PS.
“Luan kartën që kur s’të vlerëson shtëpia, domethënë që të vlerëson komshia. Kur ta di komshia, sta di shtëpia. Pra e ke brenda shtëpisë dhe nuk ia di kimetit, por ta di komshia, kjo pastaj nuk është faji im.
Është faji i shtëpisë që më mbylli derën, faji i Berishës që nuk vlerësoi kontributet e mia dhe është meritë e kundërshtarit që mi njeh vlerat që bënë të mundur të tërheq të zhgënjyerit”, tha Sula.
Ftesën e Edi Ramës po e merr në konsideratë, por kushtit të tij i përgjigjet me një tjetër kusht duke treguar vijën e kuqe në rast pranimi.
Por kujt i përket aktualisht Dash Sula?
“Asnjë alternativë nuk përjashtoj por e kam të panegociueshme lirinë time si individ politik”, tha ai.
Ndërsa më tej demokrati zbulon se nu kia ka besën pendimit të Berishës.
“Deklaratat publike të zotit Berisha nuk janë të vërteta. Kanë vendosur të më ndërpresin karrierën politike. Nuk më përfshinë as në listat e mbyllura as të hapura. Dhe rezultati nuk do jetë i dëshiruar më 11 maj. Jo vetëm humbëse por më shumë se humbëse. Fatkeqësisht me trishtim e them”, tha Sula.


