Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Konflikt mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, shoqërohet një i dyshuar

    Dyshime për varrezë masive në Zubin Potok, nisin gërmimet në Kalludër dhe arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

    Zjarr i përmasave të mëdha në një fermë blegtorale në Patos, digjen bagëti dhe shkaktohen dëme milionëshe

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Emrin tim s’do e gjeni në asnjë listë”/ Sula zbulon pse u largua nga ‘Shqipëria Bëhet’

    March 17, 2025
    "Emrin tim s'do e gjeni në asnjë listë”/ Sula zbulon pse u largua nga 'Shqipëria Bëhet'

    TIRANË– Deputeti Dashnor Sula ka zyrtarizuar largimin e tij nga nisma “Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj, vetëm pak ditë pasi iu bashkua këtij formacioni pas përjashtimit nga listat e PD. Sula përmes një reagimi në Facebook, e ka cilësuar këtë eksperiencë si një “xhungle politike” dhe akuzoi drejtuesit e nismës për manipulime dhe lojëra politike.

    Sula pretendon se u mashtrua lidhur me garancitë për hapjen e listave dhe se “Shqipëria Bëhet” është një “kurth” i Sali Berishës për të ndarë votat e së djathtës.

    Ai argumenton se ky skenar i shërben kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar Berishën se nuk ka për qëllim fitoren, por krijimin e një grupi parlamentar besnik ndaj tij. Në përfundim, Sula deklaroi se nuk do të jetë në asnjë listë elektorale më 11 maj, duke u bërë thirrje demokratëve që të refuzojnë të përdoren për interesa personale dhe të ndihmojnë në forcimin e opozitës reale.

    Reagimi i plotë:

    Gjatë këtyre 72 orëve jam gjendur mes një xhungle politike, mes miqsh dhe armiqsh, mes atyre që duan partinë dhe atyre që duan Shqipërinë.
    Parlamentin e kam dashur dhe e dua, sepse aty është agora ku jam përpjekur të sjell hallet e njerëzve, të atyre që jam rritur e që po kaloj jetën.
    Shpesh për këtë jam parë si njeriu i gabuar, e aq më shumë kur mes simbolikave jam përpjekur që zërin e tyre ta kem në sallën e luksit.
    Nuk e prita që partia në të cilën kam besuar do e shpërblente kontributin tim me një pabesi, ngjashëm nga ato që të gjithë i kemi parë në 34 vite.
    Pasi Partia Demokratike, ku unë s’jam për kryetarët por për opozitarët, nuk më dhanë vendin që i takon zonës time, më kontaktuan nga formacioni politik i Z. Lapaj.
    U shpreha gadishmërinë për tu futur në një garë me ta duke vlerësuar faktin se janë të rinj, mirëpo fatkeqësisht edhe Z. Lapaj paska mësuar hilet para rregullave dhe pa hyrë mirë në politikë më shpejt gënjeka se sa mendoka.
    Pasi më bërën pjesë të listës, më thanë jo, nuk mund të japim garanci që njerëzit që kemi vendosur në listë të mbyllur do të dorëhiqen nëse unë fitoja mandatin. Pra mua që do merrja më shumë vota s’do më hapej rruga siç predikon Lapaj kur vendos babain në listë dhe thotë se e kam vënë për ta tërhequr.
    Por unë nga padrejtësia ika e s’mund të pranoj një padrejtësi tjetër.
    Tani dua t’ia them dy fjalë mbështetësve, atyre që më kanë mbështetur dhe më mbështesin;
    1- Kjo “Shqipëria Bëhet” qenkërka një kurth i Dr.Berishës për të mbledhur vota të djathta që vetë z. Berisha nuk arrin ti mbledh dhe duket se paska gjetur një talent të ri të mashtrimit si të atyre sekteve që premtonin takime me Zotin.
    2-Edi Rama ashtu qesh e ngjesh e ka thënë tamam atë që demokratët po nuk thanë kënetën e Berishës s’do vijnë kurrë në pushtet.
    Po! Berisha është hajmalija e fatit të Edi Ramës. Plani i Berishës për ti ndarë votat e djathta mes tij dhe Lapajt i japin Ramës jo mandatin e 4, por e bëjnë mbret.
    Në 20 vite në Politikë me ndërprerje në Parlament, unë kam qenë, jam dhe do të mbetem demokrat. Por për fat të keq emrin tim nuk do e gjeni në asnjë listë. Nuk do e gjeni në listën e PD pasi ai që nuk duron dot lirinë time dhe parimet e mia, më la jashtë pavarësish se në 4 vite kam qenë ndër deputetët më aktiv, pavarësish se dola më i votuari në Elbasan në Primare edhe pavarësish se isha i Pari që hapa siparin e takimeve madhështore në diasporë.
    Nuk do e keni as në listën e atyre që ka nxjerrë Dr. Berisha (Lapajt) sepse edhe ai po ecën në hapat e mentorit të tij.
    Berisha në 11 maj nuk do që të fitoj zgjedhjet, ai do të krijojë vetëm një grup parlamentar me besnikët e tij që do vijojnë ti bëjnë fresk edhe më 12 maj. Berisha shkeli me të dyja këmbët statutin e PD dhe premtimet e veta dhe u pa qartë se ai as nuk e ka në mend të mund Edi Ramën në zgjedhje. Me kë do e mund me Jenisherin, Kostaq Papën apo me Kujtim Gjuzin?! Apo mos do e mundi duke carë votat e djathta mes tij dhe Lapajt?
    Demokratë të ndershëm që keni 12 vite që vuani, “armiku” politik nuk mund të luftohet kur brenda kalasë kemi “kalin e trojës”. Për të luftuar kundërshtarin duhet të forcohemi brenda vetes.
    Si bëhet kjo? Rezultati i 11 majit do te na tregojë.
    Më 11 maj ne duhet të refuzojmë të përdoremi si mish për top për interesat 1 personi që për të ruajtur pozitat e veta, votat e të djathtëve I ndan mes vetës dhe nismave të reja me filozofi 34-vjeçare të Lapajt./Radar.al

    11 Maji zgjedhjet 2025 Adriatik Lapaj dash sula
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Konflikt mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, shoqërohet një i dyshuar

    July 28, 2026

    Dyshime për varrezë masive në Zubin Potok, nisin gërmimet në Kalludër dhe arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

    July 28, 2026

    Zjarr i përmasave të mëdha në një fermë blegtorale në Patos, digjen bagëti dhe shkaktohen dëme milionëshe

    July 28, 2026

    Kroacia bllokon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, veto për mbylljen e Kapitullit 31

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.