Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gratë me shami ALARMUAN prindërit/ Reagon Policia e Shtetit: Janë me shtetësi iraniane, rezultoi se…

    “I trembem neglizhencës alla-shqiptarçe”/ Integrimi në BE, Rama me operatorët e biznesit ushqimor: Kontrollet për të lënë porosi

    Porositi vr*sjen e gruas së tij/ Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Damask”/ Arrestimi i 15 personave të përfshirë në trafikun e emigrantëve, Vocaj: S’ka policë të implikuar

    October 15, 2024
    'Damask' goditet grupi i trafikut të migrantëve, 15 të arrestuar! Dy egjiptianë e dirigjonin nga Tirana! Sirianët hynin nga Greqia e Rinasi, kalonin drejt BE-së për 1500 euro (EMRAT)

    TIRANË– Tonin Vocaj, Drejtori i Policisë së Tiranës, mesditën e sotme ka dhënë detaje nga operacioni “DAMASK” në Tiranë ku u arrestuan 15 persona të dyshuar si të përfshirë në trafikun e emigrantëve.

    Vocaj u shpreh se emigrantët futeshin në Shqipëri pa dokumente, ndërsa deklaroi se nxirren në kufinjtë e Kosovës dhe Malit të Zi nga grupet e trafikantëve që u marrin pagesa të mëdha.

    Ndër të tjera kreu i Policisë së Tiranës, i pyetur nga gazetarët, deklaroi se nuk ka punonjës të Policisë së Shtetit të përfshirë në këtë hetim dhe trafikim.

    Deklarata për median e drejtorit të policisë së Tiranës:

    Jam sot këtu, së bashku me zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike, dhe shefin e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, për të bërë prezente rezultatet e një procedimi penal të vitit 2023 dhe finalizimin e operacionit policor të koduar “DAMASK”.

    Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafiqeve të paligjshme, ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal nr. 5431, viti 2023.

    Pas një hetimi 12-mujor, në kuadër të këtij procedimi është bërë i mundur individualizimi i përgjegjësisë penale për 24 subjekte të këtij procedimi penal. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për 19 shtetas.

    Gjatë fazave të mëparshme të hetimit janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas të tjerë, nga të cilët 3 hetohen me masën e sigurisë “Arrest në burg”, pa afat, ndërsa 2 me masën e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

    Janë shpallur në kërkim 4 shtetas. Sipas informacioneve që disponojmë, 3 prej tyre janë jashtë vendit dhe po ndiqen procedurat urgjente për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të tyre.

    Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni janë sekusetruar 10 automjete, rreth 20 mijë euro dhe 500 000 lekë, 24 celularë, 10 pasaporta dhe fotokopje pasaportash të shtetasve egjiptianë dhe sirianë.

    Shtetasit e implikuar në këtë veprimtari kriminale iu kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shumë shtetasve, kryesisht nga Lindja e Mesme, të cilët hynin në RSH nga Greqia dhe tranzitoheshin në drejtim të kufijve veriorë të Shqipërisë, në Malin e Zi dhe në Kosovë.

    Gjatë hetimit është dokumentuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm së shtetasit e huaj janë organizatorë dhe financues të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë zhvillimit të hetimeve janë përdorur veprime stimuluese si dhe teknika të posaçme hetimore me mbështetjen e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

    Në një episod, gjatë hetimit është bashkëpunuar dhe me emisionin investigativ “Piranjat”.

    Po kështu, në fazën finale të operacionit është bashkëpunuar me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, Durrës, Shkodër dhe me Komisariatin e Policisë Sarandë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

    Gjej rastin të falënderoj publikisht Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, për profesionalizimin dhe përkushtimin e treguar gjatë këtij hetimi. Po kështu falënderojmë publikisht Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” për mbështjetjen që i kanë dhënë këtij hetimi gjatë të gjitha fazave të zhvillimit të tij.

    Gjithashtu dua të falënderoj Prokurorin Z. Ritvan Suka dhe drejtuesin e Pokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juiridksionit të Përgjithshëm Tiranë, Z. Arenc Çela, për drejtimin dhe kontrollin e vazhdueshëm të këtij hetimin.

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është dhe mbetet e angazhuar maksimalisht për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e të gjitha veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqjes së tyre.

    Organizonin trafikun e emigrantëve, zbulohen emrat e 15 të arrestuarve

    arrestohen 15 persona DAMASK tonin vocaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gratë me shami ALARMUAN prindërit/ Reagon Policia e Shtetit: Janë me shtetësi iraniane, rezultoi se…

    April 21, 2026

    “I trembem neglizhencës alla-shqiptarçe”/ Integrimi në BE, Rama me operatorët e biznesit ushqimor: Kontrollet për të lënë porosi

    April 21, 2026

    Porositi vr*sjen e gruas së tij/ Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm!

    April 21, 2026

    Siguria ushqimore/ Gonzato: Kontrolle për cilësinë e qumështit dhe mishit! Nevojitet më shumë përpjeke nga qeveria

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.