Ditën e sotme, disa pushues u gjendën në situata të rrezikshme gjatë lundrimit në det, ndërsa dallgët e forta krijuan emergjenca të papritura.
Rreth një milje larg Gjirit të Sarandës, kapiteni i një jahti me flamur maltez kërkoi ndihmë pasi mjeti i tij lundrues kishte pësuar defekt dhe kishte filluar të merrte ujë. Shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë ndërhynë menjëherë, duke siguruar transportin e kapitenit në breg dhe rimorkimin e jahtit drejt Portit të Limionit, të gjithë në siguri.
Ndërkohë, në zonën e Shën Andreut, në Palasë, disa turistë u bllokuan mbi një mjet lundrues për shkak të dallgëve të forta. Policia Kufitare ndërhyri sërish dhe i shpëtoi pushuesit, duke i çuar të sigurt në breg dhe ankoruar mjetin në molin e Palasës


