Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Policia e Tiranës: Shoqërohet dhe procedohet avokati Altin Goxhaj pas incidentit në Rrugën e Kavajës

    Mësuesi në Maliq ndërron jetë papritur, gjendet pa shenja jete pas mësimit

    Romanca në Ferma VIP merr kthesë të fortë/ Indri tërhiqet, Vanesa gati t’i japë fund lidhjes jashtë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Çkodonte, formatonte dhe më pas i shiste telefonat/ Arrestohet 36-vjeçari, policia dokumenton 473 raste

    October 3, 2024
    Çkodonte, formatonte dhe më pas i shiste telefonat/ Arrestohet 36-vjeçari, policia dokumenton 473 raste

    TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar një 36-vjeçar, pronar i një biznesi për shit-blerje aparatesh telefonikë.

    Dyshohet se ai duke ndërhyrë në sistemet operative iOS dhe android të smartphoneve, përvetësonte të dhënat kompjuterike të këtyre pajisjeve dhe njëkohësisht thyente sistemet operative të tyre në mënyrë të paligjshme, përfshirë këtu dhe sistemin online iCloud.

    Ervin Voci dyshohet se nëpërmjet pajisjeve elektronike të posaçme, programeve të palicencuara, të cilat shiten në tregun e zi online, i quajtur ndryshe DarkËeb, si dhe nëpërmjet gjenerimit të numrave të telefonit të shteteve të ndryshme, nga programe specifike online, ka ndërhyrë në të dhënat kompjuterike të sistemeve operative të aparateve celularë.

    NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË: 

    Tiranë

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Wiper” nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

    Ndalohet një 36-vjeçar, pronar i një biznesi për shit-blerje aparatësh telefonikë, i cili duke ndërhyrë në sistemet operative iOS dhe android të smartphoneve, përvetësonte të dhënat kompjuterike të këtyre pajisjeve dhe njëkohësisht thyente sistemet operative të tyre në mënyrë të paligjshme, përfshirë këtu dhe sistemin online iCloud.

    Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024, ndjekur me metoda speciale të hetimit, pas interceptimit te pulsimeve dixhitale, si dhe në zbatim të Vendimit nr. 5336, datë 01.10.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithëm Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponjat, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Wiper”.

    Gjatë operacionit u arrestua shtetasi E. V., 36 vjeç, për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, “Keqpërdorimi i pajisjeve”, “Ndërhyrja në të dhënat e topografisë së qarkut të gjysmë përçuesit”, dhe “Shitja e paautorizuar e kartave SIM”, parashikuar nga nenet 293/b, 293/c, 293/ç, 149/b dhe 293/d të Kodit Penal.

    Shtetasi E. V. dyshohet se nëpërmjet pajisjeve elektronike të posaçme, programeve të palicencuara, të cilat shiten në tregun e zi online, i quajtur ndryshe DarkWeb, si dhe nëpërmjet gjenerimit të numrave të telefonit të shteteve të ndryshme, nga programe specifike online, ka ndërhyrë në të dhënat kompjuterike të sistemeve operative të aparateve celularë. Kështu, ky shtetas ka arritur që të thyejë elementët e sigurisë të tyre, dhe më pas ka marrë në posedim të dhënat kompjuterike, të përdoruesve të mëparshëm dhe kthimin në gjendje fillestare të smartphoneve me qëllim shitjen e tyre.

    Deri tani janë dokumentuar me prova ligjore 473 përvetësime të fjalëkalimeve të ndryshme.

    Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

    Materialet i kaluan Prokurorisë.

    arrestohet 36-vjeçari Çkodonte telefona
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Policia e Tiranës: Shoqërohet dhe procedohet avokati Altin Goxhaj pas incidentit në Rrugën e Kavajës

    April 16, 2026

    Mësuesi në Maliq ndërron jetë papritur, gjendet pa shenja jete pas mësimit

    April 16, 2026

    Romanca në Ferma VIP merr kthesë të fortë/ Indri tërhiqet, Vanesa gati t’i japë fund lidhjes jashtë

    April 16, 2026

    Plas debati live/ Grida Duma përplaset me Alfred Lelën dhe e largon nga studio

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.