Një çift i të moshuarve nga Vlora, Jorgo dhe Myrvete Shametaj, kanë mbetur pa banesë pas një zjarri të fuqishëm që shkrumboi gjithçka më 16 nëntor. Sipas pamjeve të siguruara për News24, shtëpia e tyre në lagjen e ish-sodës është bërë e pabanueshme, me mure të nxirë, orendi të shkrumbuara dhe pa dyer e dritare.
Në momentin kur shpërtheu flaka, të dy ndodheshin në oborr. 79-vjeçari Jorgo tentoi të hynte brenda për të shpëtuar disa sendet, por gruaja e tij, Myrvete, e ndaloi për të mos rrezikuar jetën e tij.
Çifti shprehen se pensioni i tyre, nën 30 mijë lekë në muaj, nuk mjafton për të rikonstruktuar shtëpinë. Ata apelojnë për ndihmë dhe thonë se në këtë luftë për mbijetesë kanë vetëm njëri-tjetrin.
Autoritetet njoftojnë se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes.


