Efektivi i Policisë Rrugore, 57-vjeçari Azbi Spahiu, u rrëzua nga lartësia e një pallati në Tiranë, të mërkurën, në rrugën “Kongresi i Manastirit” në zonën e “Xhamllikut”.
Gazetari Besmir Pula raportoi se drejtues të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore janë shprehur se nëse do të ketë pretendime mbi ngjarjen, do të kryejnë veprimet e rastit dhe se nëse gjatë marrjes në pyetje të Spahiut pak ditë më parë mund të jetë ushtruar presion, pasi ka kryer veprimet proceduriale lidhur me një aksident të tre ditëve më parë.
Kush është polici që u hodh nga lartësia e pallatit në Tiranë, më herët ndaloi djalin e Samir Manes
“Burime nga Spitali i Traumës na bëjnë me dije se efektivi i Rrugores është në gjendje më të stabilizuar shëndetësore, por ka dëmtime në shtyllën kurrizore.
Ende nuk mund të themi nëse ka kaluar rrezikun për jetën, pas duhen kaluar 48 orë. Por parametrat jetësorë janë stabël.
Ngjarja ndodhi një natë më parë ku 57-vjeçari me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë komisariatit të Policisë Rrugore është vetëhedhur nga lartësia e një pallati 11-katësh.
Jam interesuar pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe më kanë njoftuar se sapo kanë marrë informacionin kanë nisur të grumbullojnë të dhënat.
57-vjeçari në momentin që është pyetur nga agjentët e AMP dhe do merret në pyetje sërish pasi gjendja e tij të jetë më e stabilizuar, edhe pse aktualisht është koshient.
Pak ditë më parë ky punonjës policie ka bërë procedurat e një aksidenti në rrugën “George Bush” për një 28-vjeçar të përfshirë në një aksident, çka dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike mund të ketë kryer aktin e rëndë.
Familjarët e 57-vjeçarit nuk kanë shfaqur pretendime se mund ta ketë hedhur dikush tjetër.”, tha gazetari.
Azbi Spahiu ka rënë mbi kabllot e internetit, të cilat i kanë ndërprerë shpejtësinë e rënies, dhe më pas ka përfunduar në tokë.


