TIRANË– Në një intervistë për Radar.al, eksperti i njohur Granit Sokolaj zbuloi se çfarë çaloi te insitucionet përkatëse që shkaktoi përhapjen e salmonelës në vendin tonë.
Sokolaj bëri me dije se rasti në fjalë ka patur problematikë në bazën ligjore duke qenë se AKU doli me njoftimin se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga kompania në fjalë.
Më tej eksperti shtoi se në momentin e ndërmarrjes së masavepër të ushtruar kontrolle, ka patur një përplasje orari çka dhepengoi procesin e punës.
Mirëpo Sokolaj thekson faktin se për insititucione të tilla, qëlidhen me përkujdesin e individëve dhe jetën e një shoqërie tëtërë, nuk duhet të ketë një orar fiks për përmbushjen e detyrës sëtyre. Ata duhet të jenë gjithmonë në gatishmëri për të kryerprocesin e duhur.
Granit Sokolaj: Rasti i salmonelës ka çaluar te baza ligjore. Nga ana tjetër AKU thoshte nuk na u përgjigj kompania. Rezultatet e analizave kanë dalë se mostrat janë me problemedhe diku nga dita e 11 kjo mbërriti te autoriteti kombëtar iushqimeve. AKU dërgoi trupën inspektuese te kompaniambasditen e një të premteje. Të premten puna zyrtare mbaron nëorën 14 ndërsa trupa inspektuese u dërgua nga ora 17. Përshkak të orarit u kthyen mbrapsht dhe shkuan sërish tënesërmen. Në momentin kur ti ke ALERT, nuk duhet të ktheshtrupën mbrapsht por të njoftohet subjekti në çdo rast. Të hapenmagazinat, të rikthehet i gjithë stafi në punë dhe të marrëshmasa për kthimin e asaj sasie që mund të mos jetë konsumuar, mund të jetë diku në markete. Ti s’mund të kthesh trupën e inspektimit mbrapsht. Në rast se nuk përgjigjet subjekti, janëstruktura të tjera si policia e shtetit të cilat mundësojnë hapjen e subjektit me çdo rast të mundshëm. AKU pretendon se nuk janëvënë në dispozicion dokumenta. Stafi i AKU ka njëpërgjigjshmëri të madhe, ata nuk kanë orar pune.
Përgatiti Radar.al


