Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump ndryshoi avionin presidencial pas samitit të NATO-s, shkak të një kërcënimi të mundshëm nga Irani. Çfarë s’u pa në Ankara

    Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i mori makinën nën kërcënimin e armës, shpallet në kërkim 47-vjeçari në Kurbin

    Protestat, Rama u përgjigjet kritikëve: Kontratën e kam me 800 mijë shqiptarët, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    CDU/CSU për migrimin: Arrest para dëbimit, humbje shtetësie

    January 29, 2025
    CDU/CSU për migrimin: Arrest para dëbimit, humbje shtetësie

    GJERMANI– Bundestagu voton sot pasdite me emër për propozimet e CDU/CSU-së për ashpërsimin e politikës së migrimit dhe forcimin e sigurisë së brendshme. Po të mos veprojmë, shoqëria mund të dalë jashtë binarëve, tha Karin Prien.

    Nënkryetarja e partisë Bashkimit Kristjandemokrat CDU, Karin Prien shpjegoi se lëvizja e partive unioniste ishte e lidhur me një rrezik. Edhe për të, si për shumë të tjerë në CDU dhe CSU, vendimet aktuale nuk janë të thjeshta. Por ndryshimi i kushteve kërkon gjithashtu përgjigje të reja. Dhuna në Aschaffenburg shënoi një pikë kthese dhe shumë njerëz mendojnë se shteti nuk mund të garantojë më sigurinë e tyre. Prien përsëriti në radion Deutschlandfunk se nuk dëshironte të bashkëpunonte me AfD-në dhe se propozimet në Bundestag ishin një ofertë për SPD-në dhe të Gjelbrit.

    Faeser dhe Baerbock paralajmërojnë CDU/CSU të mos bashkëpunojnë me AfD

    Ministrja Federale e Brendshme, Nancy Faeser ka paralajmëruar ndërkohë CDU/CSU që të mos vendosë, së bashku me AfD, për të ashpërsuar politikën gjermane të migrimit. Partitë unioniste duhet të heqin dorë sa më shpejt nga “rruga e gabuar nacionale” e cila do të ishte e mundur vetëm me votat e AfD-së, tha politikania socialdemokrate për gazetat e grupit mediatik Funke. Në vend të kësaj, duhet të miratohen ligje nga qendra demokratike që mund të forcojnë sigurinë dhe të pengojnë më tej migrimin e parregullt. Faeser iu referua reformës evropiane të azilit dhe ligjit të ri federal të policisë.

    Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock kritikoi gjithashtu propozimet e partive unioniste të vëna për votim. “Evropa mund të punojë vetëm së bashku dhe migrimi i rregullt mund të jetë vetëm europian”, tha ajo për mediat Funke. Fakti që kryetari i CDU-së, Friedrich Merz po provokon fqinjët evropianë në një kohë kur Evropa duhet të bashkohet po i bën shumë dëm Gjermanisë, theksoi politikania e Partisë Të Gjelbrit.

    AfD ka shpallur dakordimin – FDP do të paraqesë mocionin e saj

    Propozimet e grupit parlamentar të CDU/CSU përfshijnë ndër të tjera kthimin pas të azilkërkuesve në kufijtë gjermanë dhe arrestimin e personave të cilëve u kërkohet të largohen nga vendi dhe nuk mund të dëbohen. Në propozime kërkohet më tej që të jetë e mundur ata që mbajnë dy shtetësi, edhe shtetësinë gjermane, dhe që kryejnë krime të rënda, të humbasin shtetësinë gjermane. Për më tepër, autoriteteve të sigurisë duhet t’u jepen më shumë kompetenca.

    AfD ka njoftuar miratimin. FDPdëshiron të mbështesë disa pjesë të propozimeve, por ndërkohë ka njoftuar se do të fusë në debat propozimin e saj, i cili sipas saj shkon dukshëm më larg se propozimet e CDU dhe CSU.

    Kreu i grupit parlamentar të FDP-së Christian Dürr i tha Agjencisë Gjermane të Shtypit dpa se ndihma për zhvillim duhet, për shembull, të lidhet me marrëveshjet e riatdhesimit me vendet në fjalë. Votimi i partisë BSW nuk dihet ende. SPD, Të Gjelbrit dhe Partia e Majtë janë kundër këtyre planeve. Ata besojnë se po shkelet ligji gjerman dhe ai evropian.

    Në hapje të seancës, kancelari Olaf Scholz do të bëjë një deklaratë qeveritare./DW

    Arrest para dëbimit CDU/CSU emigrimi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump ndryshoi avionin presidencial pas samitit të NATO-s, shkak të një kërcënimi të mundshëm nga Irani. Çfarë s’u pa në Ankara

    July 26, 2026

    Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i mori makinën nën kërcënimin e armës, shpallet në kërkim 47-vjeçari në Kurbin

    July 26, 2026

    Protestat, Rama u përgjigjet kritikëve: Kontratën e kam me 800 mijë shqiptarët, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

    July 26, 2026

    “Game Over” në Divjakë/ Arrestohen pronari i lokalit dhe kamarieri, dyshohet se organizonin baste sportive të paligjshme

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.