TIRANË-Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në komunikimin LIVE me qytetarët në Facebook ka thënë se pa vullnetin e Partisë Socialiste drejtësia nuk do të çlirohej nga kthetrat e pushtetit politik.
Sa u takon socialistëve që kanë përfunduar pas hekurave apo që janë nën hetim, Kryeministri Rama tha se “si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka në këtë proces ka individë që për fat të keq i përkasin drejtësisë dhe jo rrugës së PS”.
FJALA E RAMËS:
Sa i përket drejtësisë mendoj se kam shumë për të thënë. Ka një diskutim që jo u fut ky në burg, jo u fut ai, jo po dënohet ky e ai, dhe këto faturohen si faje, apo si përgjegjësi apo e metë e PS-së.
Por pa PS-në, pa vullnetin tonë kurrën e kurrës nuk do të ndodhte kjo që po ndodh që drejtësia të çlirohet nga kthetrat e pushtetit politik të pavarësisht nga pushteti politik dhe të veprojë pavarësisht se cilës anë i përket njëri apo tjetri.
Nuk ka ndodhur në historinë e shtetit shqiptar që nga viti 2012 deri kur bëmë reformën në drejtësi që të ketë 1 të vetëm person të lidhur me pushtetin politik që të jetë vendosur para një drejtësie të pavarur.
Fatos Nano u dënua nga një gjykatë politike, s’po flasim për këtë, por për institucione të pavarësua.
Kjo është një arritje historie e PS dhe as nuk duhet të diskutohet fare se këtu në Shqipëri ka vetëm një parti që po lufton për të bërë shtet.
Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka në këtë proces njerëz individë që për fat të keq i përkasin drejtësisë dhe jo rrugës së PS.
Por, sot ka më pak korrupsion sepse sot nëse do të kishte më shumë korrupsion nuk do ishim ulur në tryezën e negociatave të BE./Radar.al