Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta, me sa do shitet benzina

    Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi e dyfishtë në familjen Mekolli

     Në pranga 6 persona të përfshirë në grupe kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Buxheti i bashkive më 2025, ndarje sipas të dhënave të reja të censit

    November 25, 2024
    Buxheti i bashkive më 2025, ndarje sipas të dhënave të reja të censit

    TIRANË– Bashkitë, popullsia e të cilave është rritur ndërmjet cens 2011 dhe cens 2023, do të marrin më shumë fonde në buxhetin e vitit që vjen në krahasim me bashkitë e tjera, të cilat kanë pësuar rënie të popullsisë. Censi i vitit 2023 rezultoi me ulje të numrit të popullsisë krahasuar me Censin e vitit 2011 me 397,852 banorë, ose 14.21% më pak.

    Ministria e Financave referon se, pavarësisht humbjeve të popullsisë me qëllim ruajtjen e stabilitetit financiar, në formulën e vitit 2025 është vendosur një rregull fiskal që asnjë njësi e vetëqeverisjes vendore nuk do të marrë më pak se 105% të fondeve që i janë akorduar në vitin 2024.

    Si rrjedhojë, bashkitë të cilat rezultojnë me numër popullsie më të lartë sipas Censit 2023 krahasuar me atë të vitit 2011 do marrin më shumë fonde, sqaron më tej Ministria e Financave. Sipas të dhënave të cens, nga të 61 bashkitë vetëm 6 bashki kanë rezultuar me rritje të popullsisë në periudhën ndërmjet censeve dhe ato janë Bashkitë e Tiranës, Dropullit, Himarës, Sarandës, Beratit dhe Dimalit.

    Në 55 bashkitë e tjera popullsia është më rënie nga 2011 në vitin 2023. Rënien më të madhe e ka Bashkia e Shkodrës e ndjekur nga Elbasani, Durrësi dhe Vlora Fieri etj. Bashkitë më rënie të popullsisë do të marrin më 2025, jo më pak se 5% rritje të fondeve, ndërsa 6 bashkitë e tjera që kishin rritje të popullsisë do të marrin më shumë fonde.

    Në total shpenzimet buxhetore për buxhetin vendor pritet të jenë rreth 89,8 miliardë lekë më 2025, rreth 13 për qind më të larta se plani i vitit 2024, ose në nivelin prej 3.43 për qind i produktit të brendshëm bruto. Me buxhetin e vitit 2025 do të financohen funksionet e transferuara në pushtetin vendor, si dhe të gjitha funksionet e tjera të parashikuara në legjislacionin në fuqi, të cilat njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë për detyrë t’i ushtrojnë pas reformës së decentralizimit.

    Ndërkohë, të ardhurat e pushteti vendor për vitin 2025 zënë 5.4 % të totalit të të ardhurave totale të buxhetit të shtetit. Rritja e shpenzimeve të realizuara nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, gjatë periudhës 2015-2025, konstatohet edhe në rritjen e peshës që zënë këto shpenzime si ndaj shpenzimeve buxhetore në total, ashtu edhe ndaj produktit të brendshëm bruto.

    Pesha specifike e shpenzimeve të buxhetit vendor ndaj buxhetit të shtetit është rritur ndjeshëm në vitin 2025 (10.92 për qind), krahasuar me vitin 2015, ku shpenzimet e buxhetit vendor zinin vetëm 7.79% të shpenzimeve të buxhetit shtetit. Ndërkohë, siç vihet re edhe nga grafiku i mëposhtëm, për vitet 2020-2025, pesha specifike e buxhetit vendor ndaj Produktit të Brendshëm Bruto është rritur me rreth 1.05 për qind më shumë se pesha që zinte në vitin 2015.

    Tendenca e rritjes së buxhetit vendor do të vazhdojë edhe në buxhetin e vitit 2025, ku buxheti vendor parashikohet të jetë rreth 3.43% i produktit të brendshëm bruto. Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2025, do të zënë rreth 10.92 % të shpenzimeve publike, me një rritje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë./Monitor

    Bashkitë Te dhënat e reja të censit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta, me sa do shitet benzina

    June 5, 2026

    Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi e dyfishtë në familjen Mekolli

    June 5, 2026

     Në pranga 6 persona të përfshirë në grupe kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai

    June 5, 2026

    SPAK-u zbardh dëshmitë e Samir dhe Eva Manes për “shitjen” e vilës çiftit Meta-Kryemadhi

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.