Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta, me sa do shitet benzina

    Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi e dyfishtë në familjen Mekolli

     Në pranga 6 persona të përfshirë në grupe kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Bundeswehr-i përgatitet për mision në ngushticën e Hormuzi

    May 5, 2026

    Anija gjermane e çminimit “Fulda” ka marrë kurs drejt Mesdheut. Bundeswehr‑i mund të ndihmojë në pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit – por me kushte.

    Nga baza detare Kiel‑Wik në Detin Baltik, anija e çminimit “Fulda” u nis drejt Mesdheut, ku fillimisht pritet të integrohet në një njësi të NATO‑s për kundërveprimin ndaj minave detare. “Fulda” është e specializuar në zbulimin dhe asgjësimin e minave detare.

    Në Mesdhe anija do të jetë më afër vendit të mundshëm të dislokimit, në rast se do të ketë një mision ndërkombëtar nëNgushticën e Hormuzit.

    Që nga fillimi i luftës me Iranin më 28 shkurt, regjimi në Teheran ka bllokuar ngushticën e rëndësishme për lundrimin tregtar, për të cilën thuhet se është minuar. Si pasojë e kësaj bllokade, çmimet e naftës dhe të gazit të lëngshëm në tregjet botërore janë rritur ndjeshëm.

    Bllokimi i Hormuzit me pasoja të rënda për ekonominë gjermane

    Kancelari federal Friedrich Merz (CDU)ka deklaruar disa herë se Gjermania është e gatshme të kontribuojë në garantimin e një marrëveshjeje paqeje – megjithatë, vetëm pas përfundimit të luftës me Iranin. Këtë ia ka premtuar personalisht presidentit amerikan Donald Trump, e ritheksoi Merz të dielën (03.05.2026) në mbrëmje në emisionin e ARD‑së “Caren Miosga”:

    “Gjatë vizitës sime të fundit, por edhe në bisedat tona telefonike, i kam thënë vazhdimisht se kjo luftë tashmë ka pasoja të konsiderueshme për ne, se do të dëshironim ta shihnim të përfunduar – dhe se jemi të gatshëm të ofrojmë edhe ndihmë.”

    Marina Gjermane ka një përvojë të gjerë në pastrimin e minave detare. Që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, ajo ka pastruar vazhdimisht municione të vjetra, veçanërisht në Detin Baltik. Flota posedon dhjetë anije detektuese minash, të pajisura me dronë modernë dhe zhytës për gjetjen e minave shumë të specializuar. Kjo flotë ka krijuar reputacionin e saj ndërkombëtar në këtë fushë mjaft të parrahur. Aftësia për çminim konsiderohet në NATO si një burim i munguar.

    Fjalën e fundit e ka Bundestagu

    Ashtu si çdo mision i armatosur i Bundeswehr‑it jashtë vendit, edhe një mision I mundshëm detar në Ngushticën e Hormuzit do të ishte i kushtëzuar nga kritere të caktuara. Këto rrjedhin nga Kushtetuta gjermane (Grundgesetz) dhe nga praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese Federale, institucioni më i lartë gjyqësor në Gjermani.

    Së pari, një mision i tillë duhet të jetë i integruar në një “sistem sigurie kolektive”. Të tilla janë Kombet e Bashkuara, aleanca mbrojtëse NATO ose Bashkimi Evropian.

    Së dyti, Bundestagu duhet të informohet për misionin jashtë vendit, ta shqyrtojë atë dhe në fund të miratojë mandatin. Në këtë mandat përcaktohen detajisht detyra konkrete e Bundeswehr‑it, kapacitetet ushtarake që vihen në dispozicion, zona e operacionit, numri maksimal i trupave si dhe kohëzgjatja e misionit.

    Marina gjermane qysh tani shumë e ngarkuar

    Derisa Bundestagu ta miratojë një mision, mund të kalojnë ditë ose edhe javë. Për këtë arsye, Marina po merr që tani masa paraprake. Për ta bërë këtë, asaj i duhet të riorganizojë angazhimet e saj. “Gjithçka që kemi është tashmë në përdorim. Kjo vlen veçanërisht për skuadrën e çminimit”, tha së fundmi kapiten‑fregate Inka von Puttkamer, komandante e Skuadrës së 3‑të të Çminimit, gjatë një konference për shtyp në bazën detare Kiel. “Një detyrë e re gjithmonë vjen në kurriz të një detyre ekzistuese.”

    Që tani, sipasministrit të Mbrojtjes Boris Pistorius,Marina është “marina më e vogël në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë” dhe është e angazhuar në disa misione të Bashkimit Evropian, NATO‑s dhe Kombeve të Bashkuara.

    Kapiten‑fregate Inka von Puttkamer e bëri të qartë se puna e rrezikshme në një fushë të minuar mund të kryhet vetëm nën mbrojtje. “Prandaj njësitë për kundërveprim ndaj minave mund të angazhohen vetëm nëse garantohet siguri ndaj kërcënimeve në sipërfaqen e detit dhe nga ajri. Ashtu si një fregatë nuk mund të gjejë mina, një anije çminimi nuk mund të zhvillojë luftë ajrore. Prandaj do të na shihni gjithmonë të veprojmë në bashkëpunim me fregata ose korveta.”

    Edhe avionët e rinj të zbulimit detar me rreze të gjatë të tipit P‑8 Poseidon mund të përdoren në një mision të tillë.

    Pistorius: Nuk ka mision pa pjesëmarrjen e SHBA‑së

    Një mision i tillë është i mundur vetëm së bashku me partnerët, thekson ministri i Mbrojtjes Pistorius, dhe vetëm në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. SHBA-ja ka “njohurinë më të mirë të situatës në rajon”.

    “Amerikanët janë ata që – së bashku me izraelitët – po zhvillojnë këtë luftë dhe për këtë arsye janë edhe ata me të cilët duhet të operojmë bashkë, kur bëhet fjalë për pasojat”, ka deklaruar politikani i SPD‑së në emisionin e ARD‑së “Bericht aus Berlin”.

    Sa e minuar është Ngushtica e Hormuzit mbetet e paqartë. Po aq e paqartë është edhe se kur do të përmbushet kushti thelbësor për një mision të Bundeswehr‑it: një fund i qëndrueshëm i luftës me Iranin.

    Aktualisht nuk ka shenja për një fund të tillë. Përkundrazi, tensionet rreth Ngushticës së Hormuzit janë përshkallëzuar sërish kohët e fundit./DW

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta, me sa do shitet benzina

    June 5, 2026

    Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi e dyfishtë në familjen Mekolli

    June 5, 2026

     Në pranga 6 persona të përfshirë në grupe kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai

    June 5, 2026

    SPAK-u zbardh dëshmitë e Samir dhe Eva Manes për “shitjen” e vilës çiftit Meta-Kryemadhi

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.