TIRANË– Kryeministri Edi Rama sot teksa po prezanton programin “Shqipëria 2030”, deklaroi se Partia Socialiste është e vetmja garante e reformës në drejtësi. Më tej shefi i qeverisë ka ironizuar Berishën duke theksuar se “bufi i kënetës përbetohet që do ta kthejë përmbys”.
Sipas Ramës PS ia ka dorëzuar shpatën e zonjës së drejtësisë SPAK-ut, shtoi ai “me vetëdije të qartë se çdo të sillte për ne”.
“Ne i kemi dorëzuar drejtësisë vullnetarisht, me një vizion të qartë dhe vullnet të palëkundër, vetëdije të qartë se çdo të sillte për ne, shpatën e drejtësisë. Ajo shpatë ka qëndruar në zyrën e parit të qeverisë deri kur arrita unë në atë zyrë. Sot ajo shpatë është në duart e SPAK, peshorja tek GJKKO, sot jemi garantët e vetëm të kësaj historie të re, që bufi i kënetës përbetohet që do ta kthejë përmbys, duan votën më 11 Maj që të rimarrin shpatën dhe ta zhveshin zonjën e drejtësisë nga fuqia për të imponuar drejtësinë para ligjit.”– u shpreh Kreu i PS-së./Radar.al
“Kemi shtuar listën e barnave të rimbursueshme”/ Rama: Është rritur buxheti për uniformat e bardha
“Kamera inteligjente në çdo shkollë”/ Rama: Shoqëri publike për transportin shkollor


