Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    Ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Paga e Ushtrisë do të jetë në mesataren e FA të NATO-s”/ Rama: Së shpejti dronë luftarakë “Made in Albania”

    March 29, 2025
    Rama: Së shpejti me një anije luftarake të madhe! Dronë luftarakë “Made in Albania”
    Kryeministri Edi Rama

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama sot gjatë prezantimit të programit elektoral të PS-së për zgjedhjet e 11 Majit 2025, ka deklaruar se industria ushtarake në vend ka filluar të hedhë themelet për të prodhuar armatime, dronë luftarakë dhe mjete të blinduara “Made in Albania”.

    Shefi i qeverisë u shpreh gjithashtu se së shpejti në Shqipëri do të vijë një anije luftarake e madhe, ndërsa në verë do kemi dy avionë për shuarjen e zjarrit. Rama tha se ushtria shqiptare është më e mirëpaguara në rajon, duke premtuar se “synojmë që brenda mandatit të 4 në Shqipërinë 2030, paga mesatare e FA të jetë në mesataren e ushtrive të NATO-s”.

    FJALA E KRYEMINISTRIT RAMA:

    Sot është ushtria më e mirëpaguar e rajonit, me një pagë mesatare, jam shumë krenar për këtë, më të lartë se të gjitha vendet e tjera të BP, edhe Serbinë e kemi sapo kaluar me pagat në ushtri. Synojmë që brenda mandatit të 4 në Shqipërinë 2030, paga mesatare e ushtrisë shqiptare të jetë në mesataren e ushtrive të NATO-s. Pa folur se çfarë kemi bërë në të gjitha ato ferra dhe rrënoja, në atë maskaradë që gjetëm në territorin e planit të përhapjes, një ferrnajë që sot është një bazë ajrore taktike e NATO-s, një forcë luftimi e lënë rrugëve. Sot me fuqi zjarri, me flotë helikopterësh, së shpejt edhe me një anije luftarake të madhe përveç anijes luftarake më të vogla që kemi, me dron luftarakë, të gjitha këto janë vetëm baza e një transformimi që ka ardhur si shtysë e kohës ku jetojmë. Industria ushtarake ka filluar të hedhë themelet për të prodhuar këtu municione, armatime, dronë luftarakë, mjete të blinduara made in Albania, së shpejti të gjitha këto do të mund tu tregohen shqiptarëve. Shkollën e aviacionit do ta rilindim, brenda 2028 do të kemi kampusin modern të Akademisë së Forcave të Armatosura në Tiranë ku ka fillua rindërtim, një pjesë e kemi treguar për publikun. Flota detare do të bëhet me 3 anije luftarake të reja. Flota ajrore do të ketë këtë verë 2 avionë zjarrfikës, për ne pa pritur që të vijnë nga një vend tjetër./Radar.al 

    anije luftarake drone made in albania edi rsama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    June 10, 2026

    Ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide

    June 10, 2026

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.