Në procesin e konklavës doli tymi i zi nga oxhaku duke bërë me dije se akoma nuk është zgjedhur Papa i ri.
Për rrjedhojë mësohet se kardinalët do të votojnë sot në ditën e dytë të konklavës.
Votimi i radhës pritet të zhvillohet sot rreth orës 17:30, e pritet që mungesa e tymit do të sinjalizojë se nuk është marrë asnjë vendim, ndërsa tymi i bardhë do të tregojë se ka një Papë të ri.
Për herë të dytë sot sytë e botës janë mbi oxhakun e Kapelës Sistine.


