TIRANË– Biznesmeni Ilir Rrapaj ka humbur ndjenjat në sallën e gjyqit momentin kur mësoi se akuzat ndaj tij do të rëndoheshin.
Ditën e sotme gjatë seancës për Dosjen “Sterilizimi” gjyqtarja Flojera Davishi i kërkoi SPAK të rikualifkojë akuzën për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn, ish. zëvendësin e tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, duke i akuzuar si krijues të grupit të strukturuar kriminal.
Prokurorët Ened Nakuçi dhe Edvin Kondili pasi u tërhoqën për 30 minuta vendosën të pranojnë kërkesën e gjyqtares Davidhi në GJKKO për rikualifikimin e veprës në “vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
Kujtojmë se seanca u shty për në datën 9 janar, në mënyrë që të akuzuarit të kenë kohë që të paraqesin konkluzionet./Radar.al
SPAK pranon propozimin e GJKKO/ Beqaj, Rrapaj e Rrjepaj akuzohen si krijues të grupit kr*minal


