Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mister në Moravë, gjendet i pajetë një person i zhdukur prej muajsh

    Lëvizje diplomatike në kulmin e krizës, Irani çon mesazhin e negociatave te Putin

    Marotta mbron Interin: Klub i pastër mes stuhisë së arbitrave në Itali

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Berlin: Pesë vjet burg për biznesmenin serb

    July 19, 2025

    Një sipërmarrës ndërtimi nga Berlini me origjinë nga Serbia u dënua me pesë vjet heqje lirie për evazion fiskal me vlerë miliona dollarë. Në Serbi ai paraqitej si bamirës.

    Si drejtor de facto i një kompanie ndërtimi, serbi i dënuar shkaktoi dëme prej gati 15 milionë eurosh përmes punës së paligjshme, tha kryetarja e trupit gjykues Christine Klimke gjatë leximit të vendimit në Gjykatën Rajonale të Berlinit të enjten, më 17 korrik.

    53-vjeçari (emri i të cilit, madje as inicialet e tij, nuk përmenden në median gjermane) është mbështetur në punën e paligjshme që nga themelimi i kompanisë së ndërtimit.

    Edhe pse kjo është e përhapur në industrinë e ndërtimit në Gjermani, nuk mund të thuhet se ai “e ka bërë këtë rastësisht”, tha Klimke.

    Që në fillim, qëllimi i tij ishte të transferonte sa më shumë para të ishte e mundur në atdheun e tij, në Serbi dhe të paraqitej atje si barmirës, shpjegoi gjyqtarja, duke shtuar se kompania paguante pagat e punëtorëve në para të gatshme dhe nuk i raportonte ato tek autoritetet kompetente.

    Prokuroria në Berlin

    Pasuritë me vlerë mbi 20 milionë u konfiskuan

    Për të shpjeguar rrjedhjen e parave, janë lëshuar fatura fiktive përmes nënkontraktorëve. Një punonjës nga zyra e e këtij personi u dënua me njëmbëdhjetë muaj burgim me kusht – ndër të tjera për falsifikim dokumentesh. Djali i tij, i cili gjithashtu punonte për kompaninë, u dënua me paralajmërim.

    Përveç kësaj, gjykata urdhëroi gjithashtu konfiskimin e afërsisht shtatë milionë eurove të aseteve nga i pandehuri kryesor dhe 14 milionë euro nga kompania e ndërtimit.

    Abuzime serioze në hetim

    Në të njëjtën kohë, gjyqtarja kritikoi hetuesit. U zbuluan abuzime serioze, disa prej të cilave ishin qartësisht sistematike dhe shkelnin rregullat themelore procedurale, tha ajo.

    Administrata e Përgjithshme e Doganave, në kundërshtim me rregullat, analizoi korrespondencën midis të pandehurit dhe avokatit të tij. Kishte gjithashtu mangësi në menaxhimin e dosjeve dhe shkelje të mundshme të detyrës zyrtare nga punonjësit.

    “Përfaqësuesit e shtetit duhet të ndjekin rregullat”, përfundoi gjyqtarja kryesuese, Kristin Klimke./DW

    Berlin biznesmeni serb
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mister në Moravë, gjendet i pajetë një person i zhdukur prej muajsh

    April 26, 2026

    Lëvizje diplomatike në kulmin e krizës, Irani çon mesazhin e negociatave te Putin

    April 26, 2026

    Marotta mbron Interin: Klub i pastër mes stuhisë së arbitrave në Itali

    April 26, 2026

    Trump: Biseda “të mira” me Putin dhe Zelensky, synojmë zgjidhjen e luftës në Ukrainë

    April 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.