Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, para pak çastesh ka reaguar pas vendimit për heqjen e masës “arrest shtëpie” ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha me vendim të Gjykatës së Posaçme.
“Sot, pas 350 ditësh padrejtësie, gjykata liroi kryetarin e opozitës, Sali Berisha. Për 350 ditë, nga dritarja e qelisë, ai nuk reshti së foluri dhe së frymëzuari njerëzit për të rezistuar ndaj një qeverie të zhytur në korrupsion dhe skandale. Arrestimi i tij ishte politik, një akt në shkelje të Kushtetutës dhe të çdo standardi të drejtësisë. Pa asnjë provë, ai u mbajt peng nga një pushtet që ka frikë nga zëri i qytetarëve dhe opozita e vërtetë. Lirimi i tij sot është një dëshmi e forcës së të vërtetës dhe qëndresës. Por beteja nuk ka përfunduar! Rezistenca ndaj këtij regjimi të korruptuar vazhdon, dhe populli nuk do të ndalet deri në rikthimin e lirisë dhe drejtësisë në Shqipëri. Forca e së drejtës është më e madhe se pushteti i padrejtësisë”, shkruan Jozefina në rrjetet sociale.
LEXO EDHE:
Qeveria miraton bonusin e fundvitit për pensionistët/ Blendi Gonxhe: Ja sa para do të përfitojnë
Lirimi i Berishës/ Meta reagon nga burgu: Përgëzime të përzemërta për liderin e PD-së


