Përgjatë mbledhjes së sotme në Komisionin Hetimor për koncensionet në Shëndetësi, ish-zëvendësministri Klodian Rrjepaj, komentoi udhëtimin që ka pasur në Itali me ish-ministrin Ilir Beqaj, ku ishte i pranishëm dhe biznesmeni Ilir Rapaj.
Sipas Rrjepat, së bashku me eprorin e tij Ilir Beqaj, në vitin 2013 ata pataën një vizitë pune në Universitetin e Peruxhias në Itali.
I pyetur Albana Vokshi nëse biznesmeni Ilir Rrapaj ka qenë pjesë e delegacionit, Rjepaj u përgjigj duke thënë se Ilir Rrapaj ka qenë i ngarkuar nga rajoni për të hartuar draftin e marrëveshjes.
“Ka qenë një vizitë në dhjetor 2013 për të nisur një bashkëpunim me Universitetin të Peruxhias. Unë kam qenë pjesë e delegacionit në Umbria. Ka qenë edhe ministri dhe këshilltari për mediat, mesa mbaj mend. Ne na ka pritur profesor Masimiliano Brili dhe doktoresha Vanesa Rosi. Ka pasur një takim me presidenten e rajonit të Umbrias. Kemi bërë edhe një vizitë studimore në spitalin San Xhovani në Romë” ka thënë ish-zv.ministri i shëndetësisë në komision.
Albana Vokshi: Në të gjitha vizitat ka qenë edhe Ilir Rrapaj pjesë e delegacione dhe Umbro Staccini?
Klodian Rjepaj: Ilir Rrapaj ka qenë i ngarkuar nga rajoni i Umbrias si personi i kontaktit që do mbante lidhjet për të ndërtuar marrëveshjen me rajonin e Umbrias. Ilir Rrapaj ka qenë i ngarkuar nga rajoni për të hartuar draftin e marrëveshjes, jo vetëm me ministrinë e Shëndetësisë, por edhe me ministri të tjera. Unë kam qenë i ngarkuar nga ministri për të hartuar tekstin e marrëveshjes në këtë drejtim.
Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka thënë fillimisht se nuk e njihte fare biznesmenin Ilir Rrapaj, me të cilin është takuar në Itali gjatë vizitës që përmend zëvëndësi i tij. Por pasi e mohoi në media dhe doli foto e tyre e përbashkët e tyre, që tregoi se Beqaj ishte pritur në Itali nga biznesmeni me të cilin kreu më vonë disa udhëtime dhe i dha koncensionin 100 milion euro, ish-ministri duket se nuk ka një justifikim.
Nga dosja e siguruar nga SPAK u zbulua miqësia e Beqajt, Rrapajt dhe Rrjepajt e cila ka vazhduar të paktën deri në vitin 2018, pra 5 vite më pas, e provuar kjo nga udhëtimet e përbashkëta jashtë vendit.
Sipas dosjes së SPAK, udhëtimet jashtë vendit të Ilir Beqes janë disa, si me Admir Dacën që ka firmosur kontratën, ashtu edhe me biznesmenin Ilir Rrapaj, që me 1 mijë euro kapital arriti të “fusë në xhep” pjesën e luanit në 100 milion euro PPP.


