Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Flet nëna e autorit të vra*jes së efektivit të policisë: Polici qëlloi i pari, djali im reagoi

    Nga dështimi te miliona euro investime, Rama vlerëson historitë frymëzuese të sipërmarrësve të rinj shqiptarë

    Dasma e Dua Lipës në Palermo ndez debat, këngëtarja kompenson banorët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Bën foto dhe u thotë hajdeni për 30 mijë lek”/ Vëllai i 41-vjeçarit që u arrestua për abuzim me 16-vjeçaren: Ajo është budallaçkë, futeni në burg

    July 24, 2024
    "Bën foto dhe u thotë hajdeni për 30 mijë lek”, Vëllai i 41-vjeçarit që u arrestua për abuzim me 16-vjeçaren: Ajo është budallaçkë, futeni në burg
    Vëllai i Selam Hykës, 41-Vjecarit qe abuzoi seksualisht me 16-vjecaren.

    KORÇË– Ka folur vëllai i Selam Hykës, 41-vjeçarit i cili u arrestua si i dyshuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 16-vjeçare në fshatin Leminot në Maliq të Korçës. Sipas tij policia duhet ta arrestojë vajzën dhe jo Selamin që ka abuzuar seksualisht me një të mitur.

    Ai ka deklaruar para gazetarëve se nuk e mohon që i vëllai të ketë kryer marrëdhënie seksuale me 16-vjeçaren, por kërkoi dhe arrestimin e të miturës.

    Sipas tij vajza i shkruante gjithë fshatit, ku i ofronte marrëdhënie seksuale kundrejt një pagesë prej 30 mijë lekësh.

    “Vëllai u arrestua para dy ditësh. Janë dy budallaçka nga Leminoti, erdhën na takuan, më shante, o budalla. I kërkova ta mbyllini gojën e të largoheshin. Policinë e ka lajmëruar një djalë. Kushedi ndonjë dashnor i saj. Erdhi policia. Nuk e di a ka bërë vëllai marrëdhënie seksuale me vajzën, por kjo vajza i shkruan gjithë fshatit. Bën foto dhe u thotë “Hajdeni për 30 mijë lek”, u thotë djemve dhe i gënjen. Erdhi policia, e morën vëllain. Nuk kam folur me vëllain. Nuk e di a ka kryer a jo. Ajo është budallaçkë, ajo thotë do t’iu arrestojë të gjithë. Mos i lini rrugëve, futeni në burg. Mos më sillni probleme. Kërkoj drejtësi. Nesër del dikush tjetër dhe më fut mua. Ta futin dhe vajzën në burg. Ka e per budallenj burg. Nuk e di çfarë mund të ketë bërë vëllai, unë edhe djalin nuk e kontrolloj dot. Por ta marrin vajzën e ta arrestojnë. Ajo del e akuzon edhe mua nesër, ajo me ofendonte edhe mua.”- tha ai.

     

    Ngjarja është njoftuar sot nga Policia e Korçës, ku dy personat, tutori Marsel Baçi 26 vjeç dhe klienti, Selam Hyka 41 vjeç, banues në fshatin Leminot, Maliq. Të dy janë arrestuar për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. Ndërkohë ka qenë 16-vjeçarja e cila ka kallëzuar se në muajin qershor të vitit 2024, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe i ka dhënë para. Lidhur me rastin ka folur nëna e të miturës e cila është shprehur se vajzën e kërcënonin që të mos tregonte. Sipas saj, e mitura i kishte thënë disa herë se do të vriste veten. Ndërsa nëna e 26-vjeçarit deklaroi se 16-vjeçarja ka i ka shkruar vetë djalit të saj dhe nuk është e vërtetë që e shfrytëzonte për prostitucion. Gjithashtu ka folur edhe vëllai i 41-vjeçarit, Selam Hykës i cili thotë se ajo ju shkruante vetë, ju çonte foto dhe ju thoshte hajdeni me 30 mijë lekë.

    Abuzonin seksualisht me 16-vjeçaren arrestohen dy persona në Korçë Selam Hyka
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Flet nëna e autorit të vra*jes së efektivit të policisë: Polici qëlloi i pari, djali im reagoi

    June 7, 2026

    Nga dështimi te miliona euro investime, Rama vlerëson historitë frymëzuese të sipërmarrësve të rinj shqiptarë

    June 7, 2026

    Dasma e Dua Lipës në Palermo ndez debat, këngëtarja kompenson banorët

    June 7, 2026

    AF Elbasani reagon për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut: Nuk do të harrohet

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.