Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Policia kufizon qarkullimin e mjeteve të rënda për sezonin turistik, akset që do të preken

    G7 planifikon sanksione të reja kundër Rusisë

    Tregtia me pakicë rritet me 6.7% në tremujorin e parë 2026, nga konsumi dhe karburantet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    BE: Projektligjet e miratuara nga Serbia që lidhen me Kosovën shkelin zotimet e saj nga dialogu

    October 30, 2024
    BE: Projektligjet e miratuara nga Serbia që lidhen me Kosovën shkelin zotimet e saj nga dialogu

    Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë të rishqyrtojë projektligjet për juridiksion gjyqësor serb në Kosovë dhe për shpalljen e Kosovës si “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”, duke vlerësuar se veprimet e tilla paraqesin shkelje të detyrimeve të saj që dalin nga procesi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve.

    Të hënën, qeveria e Serbisë miratoi një projektligj që e shpallë Kosovën si zonë të mbrojtjes së veçantë sociale, me të cilin siç thuhet rregullohen të drejtat për mbrojtje të veçantë sociale si dhe projektligjin për kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.

    Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Nabila Massrali, tha se këto veprime janë në kundërshtim me zotimet që Serbia ka marrë në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga blloku.

    “Që nga Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, Kosova dhe Serbia kanë detyrime të qarta lidhur me juridiksionin e tyre përkatës. Projektligjet e qeverisë së Serbisë, në mënyrën si janë publikuar paraqesin shkelje të qarta të obligimeve nga dialogu dhe janë në kundërshtim me ripërkushtimin e shprehur rishtazi për dialogun”, tha zonja Massrali.

    Këto projektligje qenë paralajmëruar nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç me 13 shtator, si masa pas shuarjes së institucioneve të Serbisë nga ana e autoriteteve të Kosovës në veri të vendit.

    Projektligji për kompetencën e autoriteteve gjyqësore që ndër të tjera parasheh themelimin e një prokurorie të posaçme dhe një trupi gjykues të posaçëm “për t’i ndjekur penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në përndjekjen e popullatës serbe në Kosovë”, nxiti reagime të ashpra në Kosovë.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një postim në rrjetet sociale të martën akuzoi Serbinë se po bën çdo përpjekje për ta bllokuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, “duke shkelur marrëveshjet, tërësinë tokësore dhe sovranitetin e Kosovës”, shkroi ai.

    Kosova dhe Serbia janë përfshirë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011 dhe përkundër arritjes së marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve vitin e kaluar në Bruksel dhe Ohër, palët nuk po arrijnë të pajtohen për rrugët e zbatimit të saj.

    Takimi i fundit ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë në Bruksel javën e kaluar, nga i cili Bashkimi Evropian tha se priste që palët të bien dakord për zbatimin e marrëveshjes, u përmbyll pa ndonjë rezultat.

    Të dyja palët në vazhdimësi akuzojnë njëra tjetrën për mungesë të gatishmërisë që të zbatohet marrëveshja. Serbia ngulë këmbë në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe që është pjesë e marrëveshjes, ndërsa Kosova akuzon palën serbe se po këmbëngul në zbatimin e pjesshëm të marrëveshjes duke e vlerësuar këtë qëndrim si joserioz./VOA

    Bashkimi Evropian kosova Projektligjet e miratuara nga Serbia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Policia kufizon qarkullimin e mjeteve të rënda për sezonin turistik, akset që do të preken

    June 17, 2026

    G7 planifikon sanksione të reja kundër Rusisë

    June 17, 2026

    Tregtia me pakicë rritet me 6.7% në tremujorin e parë 2026, nga konsumi dhe karburantet

    June 17, 2026

    Gazetari i çjerr maskën Agron Shehajt (PAMJET)

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.