Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Reshje të izoluara dhe temperatura të larta, parashikimi i motit sot

    Vala e të nxehtit/ Instituti i Gjeoshkencave: 9 qarqe në rrezik të lartë për zjarre, temperaturat arrijnë 40°C

    Franca miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    BE-ja rrit ndihmën ushtarake për Moldavinë

    April 9, 2025
    BE-ja rrit ndihmën ushtarake për Moldavinë

    Ambasadorët e Bashkimit Evropian (BE) do ta japin dritën jeshile më 9 prill për paketën më të madhe deri më sot të ndihmës ushtarake vdekjeprurëse të bllokut për Moldavinë, në vlerë të 20 milionë eurove.

    Ky vendim është i rëndësishëm, sepse Moldavia është vend neutral me kushtetutë dhe në të kaluarën BE-ja i ka dhënë vetëm ndihmë që cilësohej “jovdekjeprurëse”, si automjete ushtarake, mbikëqyrje ajrore dhe pajisje për përforcimin e sigurisë kibernetike.

    Kjo ndryshoi vitin e kaluar, kur Brukseli ofroi 9 milionë euro për raketa me rreze të shkurtër për sistemet e mbrojtjes ajrore.

    Tani, BE-ja është duke e dyfishuar këtë sasi. Ky është pasqyrim i asaj që diplomatët e BE-së më thanë: gjendja e ndjeshme në të cilën ndodhet Moldavia, për shkak të një Rusie gjithnjë e më kërcënuese dhe aktive që po ushtron trysni mbi vendet që duan të afrohen më shumë me Perëndimin.

    Sipas propozimit të parë nga Radio Evropa e Lirë (REL), me këto para do të bihen “tetë sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër, të cilat përbëhen nga afërsisht tetë hedhës dhe rreth 24 raketa”.

    Në dokument theksohet se zbatimi i kësaj mase do të kryhet nga Qendra Estoneze për Investime në Mbrojtje, e cila i ka furnizuar gjithashtu Kishinjevin me pajisje vitin e kaluar.

    Propozimi thekson se “masa e propozuar e ndihmës do t’i përmirësojë performancën dhe efektivitetin operacional të Forcave të Armatosura të Moldavisë, duke zëvendësuar pajisjet e vjetruara të epokës sovjetike dhe/ose duke krijuar kapacitete të reja”.

    A do t’i bashkohet Moldavia BE-së?

    Moldavia synon të anëtarësohet në BE brenda kësaj dekade, dhe bisedimet për anëtarësim pritet të nisin zyrtarisht në muajt në vijim.

    Dokumenti vë në pah se masat gjithashtu synojnë ta afrojnë më shumë Kishinjevin me BE-në, duke shtuar se veprimet ndërmerren “me qëllim të forcimit të kapaciteteve të Republikës së Moldavisë për të marrë pjesë në misione dhe operacione të politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes të BE-së, si dhe përshpejtimin e përputhshmërisë dhe ndërveprueshmërisë me standardet e bllokut”.

    Miratimi i këtyre masave vjen vetëm një javë pasi të njëjtët ambasadorë të BE-së miratuan një tjetër pako ndihme financiare për të plotësuar këtë të parën.

    Paketa tjetër, me vlerë 40 milionë euro, është ajo që blloku e quan ndihmë ushtarake jovdekjeprurëse. Nga kjo shumë, gjysma do të përdoret për të blerë rreth 33 automjete taktike me lëvizshmëri të lartë për të zëvendësuar automjetet e vjetra të tipit sovjetik.

    Ndërsa 20 milionë eurot e tjera janë për një sistem integrimi taktik të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër, që në thelb do të mundësojë funksionimin pa telashe të hedhësve dhe raketave të ofruara në paketën “vdekjeprurëse”.

    Shuma prej 60 milionë eurosh në total është mbështetja më e madhe vjetore që i jepet republikës së vogël të Evropës Lindore që kur Brukseli filloi këtë lloj ndihme në vitin 2021.

    Shifra totale që nga ajo kohë do të arrijë tani në 197 milionë euro, të gjitha nën kuadrin e Mekanizmit Evropian për Paqe (EPF), një mekanizëm jashtë buxhetit të BE-së që gjithashtu i ka mundësuar BE-së të ofrojë miliarda euro ndihmë vdekjeprurëse për Ukrainën që nga pushtimi i saj i plotë nga Rusia më shumë se tre vjet më parë.

    A po distancohet SHBA-ja nga Moldavia?

    Një aspekt tjetër interesant i propozimit është se përmendet mundësia që Shtetet e Bashkuara, nën administratën e re të Trumpit, mund të tërhiqen nga roli aktiv në sektorin e mbrojtjes së Moldavisë.

    Në dokument thuhet se “në të kaluarën, Shtetet e Bashkuara kanë qenë kontribuues i madh në fushën e mbrojtjes në Moldavi, si në trajnime ashtu edhe në mbështetje me pajisje. Vendimet nga administrata e re amerikane për mbështetjen e ardhshme janë ende në pritje”.

    Megjithatë, shtohet se “sipas një reagimi paraprak nga Ministria e Mbrojtjes e Moldavisë, një reduktim i mundshëm i mbështetjes amerikane në trajnime nuk do të ndikonte në pajisjet e ofruara në kuadër të masave të ndihmës nga EPF-ja”.

    Interesante është se miratimi i EPF-së për Moldavinë ka kaluar pa probleme, ndërsa diskutime ndërmjet grupeve të punës të BE-së kanë vazhduar pa pengesa të mëdha.

    Kjo bie në kontrast të fortë me kërkesat e EPF-së për Ukrainën, të cilat janë bllokuar nga Hungaria për gati dy vjet, si dhe një propozim të ri për Armeninë për të cilin gjithashtu Budapesti ka pasur kundërshtime. Hungaria e shtyu miratimin e parë ndonjëherë të fondeve të EPF-së për Jerevanin, në vlerë 11 milionë euro, për disa muaj vitin e kaluar para se ta miratonte dhe tani po përsërit të njëjtën taktikë bllokimi.

    Paketa e re, e parë nga REL-i, përmban 20 milionë euro të destinuara kryesisht për pajisje mjekësore për Forcat e Armatosura Armene. Si vitin e kaluar, diplomatët e BE-së më thonë se Budapesti po vonon miratimin duke argumentuar se Azerbajxhani, i cili ka marrëdhënie të ngushta me Qeverinë hungareze të udhëhequr nga Fidesz, duhet të përfitojë gjithashtu nga një ndihmë e ngjashme./REL

    Vr*u Ilaria Sulën/ Mark Samson u ndihmua edhe nga 2 shokë të tij

    Sot shënohen 17 vjet nga ratifikimi i Kushtetutës së Kosovës

    “Treni mbërriti dhe Ilaria nuk ishte aty”, rrëfimet rrëqethëse të familjarëve së 22-vjeçares

    Alket Islami vjehrri perfekt/ Urimi i Roza Latit në ditëlindjen e tij: Epic Man, ska llafe

    Të shtëna me a*më zjarri/ Plagoset një grua, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët

    BE Moldavi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Reshje të izoluara dhe temperatura të larta, parashikimi i motit sot

    July 21, 2026

    Vala e të nxehtit/ Instituti i Gjeoshkencave: 9 qarqe në rrezik të lartë për zjarre, temperaturat arrijnë 40°C

    July 20, 2026

    Franca miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    July 20, 2026

    Konflikt në Elbasan/ 6 të shtëna me armë në një lokal, 3 persona të plagosur

    July 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.