Një bisedë e bërë mes banorëve të “BBVK” së fundmi ka bërë goxha bujë nëpër rrjet.
Bëhet fjalë për bisedën e zhvilluar ditën e djeshme mes Gresës, Kevinit dhe Anës
Teksa Gresa i pyet se kush është ai që e shpalli Kosovën e lirë, dyshja në fjalë nuk dhanë një përgjigje konkrete, gjersa në një moment banorja tha: “Ai me syza”.
E më pas, Ana përmendi emrin e Isa Mustafës, ndonëse i reagoi menjëherë aktorja.
“Kuku, Hashim Thaçi more”, i përgjigjet Gresa.
Por kjo nuk është hera e parë që banorët pyeten mes tyre dhe ngatërrohen për gjëra të tilla.


