TIRANË– Sot teksa po mbahen homazhet për artistin e ndjerë Naun Shundi, vajza e tij ka ndarë me publikun një mesazh prekës për jetën, trashëgiminë dhe dhimbjen që la pas largimi i parakohshëm i të atit.
“Edhe pse iku, la diçka. Ajo që la është teatri ‘Zonja e Bujtinës’ dhe kushdo që të jetë në këtë vend të shkojë dhe të bëjë diçka. Teatri i Zonja e Bujtinës, la jetën për atë teatër. Iku jeta pa thënë dot atë që duhej. Jam e sigurt që ka njerëz që nuk i thonë do gjerat. Mjekët nuk na i thanë dot që ‘babi do vdesë’. Dhe ai mendoi se mbase do rronte. Iku dhe nuk foli dot një llaf. Ai teatër është për të gjithë. Unë nuk jam aktore, jam vetëm vajza e tij. Kushdo të shkojë dhe të flasë dhe të thotë të vërtetën, nuk e thotë njeri të vërtetën më. Ai e thoshte dhe vdiq, e hëngri kanceri nga brenda. Ai ka lënë nga prapa shumë njerëz që e duan dhe e dëgjojnë. Këta njerëz të vijnë dhe të thonë diçka, të vazhdojnë me të drejtën.”-tha vajza e Naun Shundit./Radar.al


