Vdekja tragjike e Liam Payne në Argjentinë tronditi jo vetëm fansat e tij por gjithë botën e muzikës.
Gjatë ditës së djeshme u raportua se qindra fansa u mblodhën jashtë hotelit, ku Payne humbi jetën, dhe po zhvillohen homazhe në nder të tij.
Këtyre homazheve iu bashkua edhe babai i këngëtarit, Geoff Payne, i cili udhëtoi për në kryeqytetin argjentinas për të marrë trupin e të birit.
Përgjatë një videoje që po bën xhiron e rrjetit, babai i këngëtarit shihet teksa përshëndet fansat djalit të tij dhe lexon disa nga mesazhet prekëse që ishin shkruar për Liam.
Familja e këngëtares bëri homazhe për 31-vjeçaren të enjten e 17 tetorit. Ata thanë se ishin ‘zemërthyer’ pas vdekjes së tij, duke shtuar: “Liam do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona dhe ne do ta kujtojmë atë për shpirtin e tij të sjellshëm, qesharak dhe të guximshëm”.
Geoff Payne, father of Liam Payne, stands outside the hotel next to the sanctuary organized by the fans in Argentina, in silence with respect, he is very grateful with every person. pic.twitter.com/dV6yhMPyxX
— (@notdatgirll) October 18, 2024
LEXO EDHE:
Thyen heshtjen e dashura e Liam Payne, flet për herë të parë pas vdekjes tragjike të këngëtarit
Rita Ora e “shkatërruar” pas lajmit tragjik, dedikimi rrëqethës i saj për artistin e njohur


