Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plagoset me ar*ë zjarri një 35-vjeçar, i riu paraqitet në Spitalin e Traumës

    Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një person

    Ndarja nga jeta e Rexhep Qosjas, sot ditë zie kombëtare në Kosovë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Ish truproja shqiptar i Liam Payne tregon detaje tronditëse për jetën e këngëtarit

    October 17, 2024

    Joni Proni, ish truproja personal i Liam Payne, ka treguar detaje tronditëse për jetën e yllit të One Direction, i cili vdiq tragjikisht dje. Sipas tij Liami ishte një person i mbyllur në vetvete dhe se kishte probleme me alkoolin, gjë për të cilin ai shpreh e kritikonte dhe madje ia hiqte nga dora që të mos konsumonte më.

    Dalin fotot dhe videot/ Ja si i kaloi ditët e fundit të jetës këngëtari Liam Payne në Argjentinë

    Prej 14 vitesh si truproja e tij, Proni shprehet në “Jetë Shqiptare” se e ka dashur si ta kishte djalin e tij dhe se është ende në shok nga lajmi i marrë.

    “U trondita shumë, megjithëse lajme të mira nuk prisja nga Liami. Kohët e fundit kam qenë i tronditur dhe i mërzitur me të. Unë kam 14 vite me të, pija shkatërron gurin dhe di që Liami nuk ka qenë shumë mirë kohët e fundit. Nuk i vë shumë faj Liamit, por njerëzve rreth tij, pasi të gjithë të thonë PO për çdo gjë edhe kur thua “dua të vdes”. Kur kam qenë me të unë e kam kritikuar dhe ia kam ndaluar alkoolin, dhe ia kam hequr nga dora. E doja si të ishte im bir, ka qenë një djalë i mrekullueshëm”, u shpreh Proni.

    Fajin për fundin e tij tragjik dhe veset e krijuara me alkoolin, Proni ia vendor industrisë së muzikës, qe e konsideron se mban njerëzit më të degjeneruar dhe negativë në botë.

    “Industria e muzikës ka njerëzit më të degjeneruar që ka bota. Çdo gjë negative që e shikon në botë e bën industria e muzikës. Mënyra se si trajtohesh, servilosja, mënyra që bëjnë çdo gjë të ndryrë për t’i bërë qejfin artistit. Për mua Liami ishte viktimë e industrisë së muzikës. Por të isha me të ai do ishte gjallë sot”, tha i përlotur ish turpëroja e tij.

    Del foto e fundit e Liam Payne para se të vdiste në hotel. Ç’ndodhi me ish-të dashurën e tij, video në Tik Tok tregon shumë

    Teksa rrëfen takimin e fundit me Liamin, Proni e konsideroi këngëtarin si një djalë të mrekullueshëm, të dashur dhe tepër të thjeshtë.

    “Për herë të fundit kam folur në fillim të korrikut dhe e për herë të fundit e kam takuar vitin e kaluar në dhjetor. Liami shumë gjëra i fshinte dhe nuk i shfaqte problemet, por unë e kam kaptuar shumë mirë atë pasi e njoha që 16 vjeç. Ai ishte njeriu më i dashur që kam njohur dhe një njeri që të ftonte në shtëpi dhe të trajtonte në mënyrë të mrekullueshme. Ka qenë shumë i dashur me nënë dhe motrën, shumë i thjeshtë dhe ai më zgjodhi mua në fillim të 2011, se unë fillova i pari me të, por më pas u bëmë edhe më shumë truproja”, tha ai./RTSH

    Ra nga kati i tretë i ballkonit dhe gjeti vd*kjen e menjëhershme, familja e këngëtarit të njohur thyen heshtjen

    ish truproja personal i Liam Payne Joni Proni
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plagoset me ar*ë zjarri një 35-vjeçar, i riu paraqitet në Spitalin e Traumës

    April 24, 2026

    Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një person

    April 24, 2026

    Ndarja nga jeta e Rexhep Qosjas, sot ditë zie kombëtare në Kosovë

    April 24, 2026

    Çmime marramendëse, sa do të kushtojë një biletë pët finalen e Kupës së Botës

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.