Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama në Barcelonë për samitin “Në mbrojtje të demokracisë”, pritet nga Pedro Sánchez

    Britanikët “pendohen” për Brexit? Sondazhet: Rritet mbështetja për rikthim në BE

    Zbardhen emrat e grupit kriminal të Jetmir Pepës, dyshohet për trafik mbi 7 tonë ko*ainë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Atentati me dy viktima e dy të plagosur rëndë, djali i Xhemal Bushatit u qëllua me plumb në kokë

    October 30, 2024

    Një atentat i ka marrë jetën një gruaje të pafajshme këtë të mërkurë në Dobraç të Shkodrës dhe vëllait të të shumëkërkuarit, Ibrahim Lici, Hamzait.

    Nga atentati i plagosur rëndë ka mbetur djali i ish-kandidatit të PD për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati.

    Po lufton për jetën, djali i ish-kandidatit për Bashkinë e Shkodrës dy javë më parë denoncoi Bajrajt se e kanosën

    I biri i tij, Arlindi, ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa është qëlluar teksa ndodhej në makinë me Licin.

    Viktimë ka mbetur edhe një grua, dhe u plagos i shoqi. Ata ishin në vendin e gabuar, në kohën e gabuar…. duke udhëtuar me një motor, në momentin që makina e Licit, pas të shtënave ka humbur kontrollin dhe ka përplasur mjetin e çiftit.

    Këta të fundit janë identifikuar si Bashkim dhe Flutura Basha.

    Ngjarja

    Dyshohet se atentatorët e kanë ndjekur me makinë Hamza Licin dhe Arlind Bushatin, të cilët udhëtonin me një MercedesBenz, me targa kroate.

    VIDEO/ Shikoni pamjet nga vendi ku u vranë dy persona sot në Shkodër

    Pasi u janë afruar, ata kanë hapur zjarr duke lënë të vdekur Licin dhe plagosur Bushatin. Më pas mjeti ku po udhëtonin dy të fundit, ka dalë nga rruga, ka përplasur motorin e çiftit që kalonte rastësisht, e më pas është përplasur me një mur.

    Dyshimet janë se atentati është bërë nga grupi i Bajrajve, një konflikt i hapur prej vitesh mes këtyre të fundit dhe Lici.

    https://radar.al/emri-kush-eshte-i-riu-qe-humbi-jeten-ne-shkoder-vellai-i-vrsesit-te-njohur/

    Njoftimi i policisë:

    Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B.

    Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B.

    Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B

    Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.

    Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda

    Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

    Zbardhet dinamika/ Të shtënat me armë që tronditën Shkodrën, policia: Dy të plagosurit janë rëndë

    ARLIND BUSHATI atentati ne shkoder dobrac Hamza Lici ibrahim lici xhemal bushati
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama në Barcelonë për samitin “Në mbrojtje të demokracisë”, pritet nga Pedro Sánchez

    April 18, 2026

    Britanikët “pendohen” për Brexit? Sondazhet: Rritet mbështetja për rikthim në BE

    April 18, 2026

    Zbardhen emrat e grupit kriminal të Jetmir Pepës, dyshohet për trafik mbi 7 tonë ko*ainë

    April 18, 2026

    Tensionet SHBA–Iran përshkallëzohen: Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit pas ndalimit të 21 anijeve

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.