TIRANË– Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” ka folur motra e Asim Gjonit, Brunilda Gjoni, 41-vjeçarit i cili u vra me thikë nga babai i tij.
Ndërkohë Brunilda Gjoni nga shtrati i spitalit ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë e 1 Shkurtit.
Nga detajet e zbuluara deri më tani, Brunilda konsiderohet si “mollë sherri” mes baba e bir pasi sipas familjarëve donte t’i merrte pronat të atit, Hekuran Gjoni, ajo ka treguar se Asimi i ka thyer 4 brinjë mbrëmjen që ndodhi krimi.
Motra e vitkimës ka rrëfyer se është braktisur nga familja pas ngjarjes, duke shtuar se është divoruar nga bashkëshorti i parë, ndërsa jetonte në Gjermani me burrin e dytë. Por theksoi se për shkak se ishte e papunë ishte rikthyer në Shqipëri për të qëndruar 2 muaj. Sipas Brunidës, i ati i kishte kërkuar që të qëndronte tek shtëpia e tij dhe jo me qira, duke qenë se ishte vetëm.
Pjesë nga intervista:
Nuk jam mirë fare, kam dhimbje. Skam njeri këtu dhe duhet të ulem e ngrihem vetë
S’të ka vizituar asnjë familjar?
Asnjë nga familja, as nuk më kanë shkruar dhe as nuk më kanë pyetur si je?
As mamja?
Jo askush, nuk u kam bërë asgjë
Çfarë lëndimesh ke?
Më ka thyer vëllai 3-4 brinjë dhe më ka plasur në mushkëri.
E kanë ekzaminuar mjekët?
Po
Ishit prezent në ngjarje?
Po, aty isha?
Sa kohë jetonit te babai
Jam e martuar në Gjermani asnjëherë nuk ka qëndruar tek babai këtë herë më tha babai mos paguaj qira, hajde rri tek babai
Pse u ktheve?
U mërzita në Gjermani, pa punë nuk rrija dot
Je e divorcuar?
Jam në martesë, Me burrin e parë jam divorcuar. Jetoj në Gjermani, shkova atje për të qëndruar 3 muaj por nuk rrija dot sepse edhe tek puna më kërkonin, edhe vetë u mërzita sepse jam në shtëpi pa punë dhe pa gjë nuk rrija dot.
Kur u ktheva doja të merrja shtëpi me qira dhe jo të qëndroja tek babi
Ju u kthyer me fëmijët?
Djalin e madh e kam në Itali dhe të voglin tek i ati. Ndërsa babi më tha mos rri me qira po hajde tek unë, unë 12 orë isha në punë. Punoja pjatalarëse në një restorant.
Do shkonit sërish në Gjermani?
Do të rrija 2 muaj dhe do të ikja sërish atje sepse kam burrin. Bashkëshorti është nga Kosova
Babi jetonte më vëllain?
Jo janë ndarë prej 13 vitesh, që kur është martuar vëllai ka qenë i ndarë nga babai.
Nuk kanë jetuar bashkë. Kanë pasur shtëpi më vete.
Asnjëherë nuk kanë qenë bashkë. Ai erdhi tek familja e babait, shkonte tek familja e babait vetëm për ti ngacmuar.
Sa larg janë banesat?
Vetëm një mur i ndan
Atë natë erdhi vetëm?
Jo erdhi vetëm, nëse do ishte bashkëshortja sdo të vinte tek babai.
Por kujtojmë se nga deklaratat që ka bërë bashkëshortjsa e viktimës shkak për vrasjen ka qenë pronësia, kjo pasi Brunilda, kunata e saj e divorcuar 3 herë jetonte me prindërit dhe dyshohet se i ka kërkuar të atit, Hekuranit, (autorit të vrasjes) t’i jepte me akt dhurimi hyrjen në të cilën jetonte Asimi me gruan dhe fëmijët./Radar.al
Babai i mori jetën djalit të tij për motive pronësie, u konfliktuan edhe 3 ditë më parë


