Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mbajtën të mbyllur inspektorët e Tatimeve në resortin e Golemit, arrestohen administratori dhe 4 punonjës

    Aksident në Rrugën e Kombit pranë Rubikut, dy të plagosur, dërgohen në spital

    Zbardhen dy vjedhje në Lushnjë, arrestohet 36-vjeçari/ Dyshohet se vodhi para e laptop dhe më pas i vuri flakën lokalit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Arrestohet 25-vjeçari, u kap në Pezë, po shkonte të shiste armën

    April 9, 2026

    TIRANË– “Blutë” e Tiranës kanë vënë në pranga një 25-vjeçar pasi u kap në flagrancë duke transportuar një armë zjarri kallashnikov, të cilën dyshohet se do ta shiste.

    Arrestimi u bë gjatë operacionit të koduar “Dark Trade”, në aksin rrugor “Pezë Helmës-Ndroq”, ku shtetasi E. H., banues në Kurbin, u ndalua teksa lëvizte me automjet. Gjatë kontrollit, policia gjeti në mjet armën e zjarrit me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Nga hetimet e mëtejshme është identifikuar edhe bashkëpunëtori i tij, shtetasi F. C., 19 vjeç, banues në fshatin Pezë, i cili është shpallur në kërkim. Policia po vijon punën për kapjen e tij.

    Njoftimi i policisë:

    Tiranë

    Finalizohet operacioni i koduar “Dark Trade”.
    Goditet një tjetër tentativë për të shitur armë zjarri.

    Arrestohet një 25-vjeçar që lëvizte me automjet, në aksin “Pezë Helmës – Ndroq”, për të shitur 1 armë zjarri (kallashnikov).

    Identifikohet dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

    Sekuestrohet arma e zjarrit me municion luftarak.

    Si rezultat i punës operative dhe kontrolleve, të kryera nga Policia e Tiranës, me synim parandalimin e ngjarjeve kriminale, nëpërmjet evidentimit të shpejtë dhe goditjes së tentativave për të shitur armë zjarri, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan operacionin e koduar “Dark Trade”.

    Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, gjatë lëvizjes me automjet, në aksin rrugor “Pezë Helmës – Ndroq”, shtetasi E. H., 25 vjeç, banues në Kurbin.
    Nga kontrollet në automjet u gjet 1 armë zjarri (kallashnikov) me municion, të cilën 25-vjeçari dyshohet se do ta shiste në zonën ku u kap. Më tej, nga veprimet hetimore është identifikuar bashkëpunëtori i shtetasit E. H., shtetasi F. C., 19 vjeç, banues në fshatin Pezë. Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Radar.al

    Arrestohet 25-vjeçari Pezë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mbajtën të mbyllur inspektorët e Tatimeve në resortin e Golemit, arrestohen administratori dhe 4 punonjës

    July 19, 2026

    Aksident në Rrugën e Kombit pranë Rubikut, dy të plagosur, dërgohen në spital

    July 19, 2026

    Zbardhen dy vjedhje në Lushnjë, arrestohet 36-vjeçari/ Dyshohet se vodhi para e laptop dhe më pas i vuri flakën lokalit

    July 19, 2026

    Facebook pëson ndërprerje globale, mijëra përdorues raportojnë probleme me hyrjen dhe funksionimin e platformës

    July 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.