Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mister në Moravë, gjendet i pajetë një person i zhdukur prej muajsh

    Lëvizje diplomatike në kulmin e krizës, Irani çon mesazhin e negociatave te Putin

    Marotta mbron Interin: Klub i pastër mes stuhisë së arbitrave në Itali

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Ar*ëpushimi Izrael-Hamas hyn në fuqi pas një vonese disa orëshe

    January 19, 2025
    Armëpushimi Izrael-Hamas

    Armëpushimi i pritshëm midis Izraelit dhe Hamasit filloi të zbatohet të dielën, pas një vonese prej rreth tri orësh, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se nuk do të fillonte nëse Hamasi nuk siguronte një listë të tre pengjeve që pritet të lirohen të dielën.

    “Kryeministri udhëzoi IDF-në (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) që armëpushimi, i cili supozohet të hyjë në fuqi në orën 8:30 të mëngjesit, nuk do të fillojë derisa Izraeli të ketë listën e të rrëmbyerve që Hamasi është zotuar ts sigurojë”, tha të dielën zyra e kryeministrit.

    Hamasi përfundimisht dorëzoi emrat dhe Izraeli tha se armëpushimi do të fillonte në orën 11:15, sipas kohës lokale.

    Hamasi arsyetoi vonesën për shpalljen e emrave me shkaqe “teknike”, duke shtuar në një deklaratë se po “ritheksonte angazhimin e tij” për marrëveshjen e armëpushimit.

    Armëpushimi do të fillojë të dielën në mëngjes në orën 8:30 të mëngjesit, sipas kohës lokale, thanë të shtunën ndërmjetësuesit nga Katari, pasi kabineti i Izraelit votoi për miratimin e marrëveshjes për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve.

    Pas një takimi që zgjati më shumë se gjashtë orë në mëngjesin e së shtunës, qeveria izraelite ratifikoi marrëveshjen që mund të çojë në fundin e luftës 15-mujore me Hamasin në enklavën e rrethuar të Gazës.

    “Qeveria ka miratuar kuadrin për kthimin e pengjeve…. që do të hyjë në fuqi të dielën”, tha zyra e kryeministrit Netanyahu në një deklaratë.

    Por më vonë të shtunën, zoti Netanyahu tha se Izraeli nuk do të vazhdojë me armëpushimin derisa të marrë listën e pengjeve që do të lirohen nga Hamasi në fazën e parë të marrëveshjes.

    “Izraeli nuk do të tolerojë shkeljen e marrëveshjes. Përgjegjësia është e Hamasit,” tha kryeministri Netanyahu në një deklaratë në platformën e mediave sociale X.

    Gjithashtu të shtunën, ministri ultra-nacionalist i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir dha dorëheqjen nga kabineti i Netanyahut në shenjë proteste ndaj marrëveshjes së armëpushimit, sipas raporteve të mediave. Ai më parë tha se marrëveshja ishte “e pamatur” dhe se do të “shlyente arritjet e luftës”.

    Në një deklaratë të së shtunës, Hamasi, i cilësuar si një grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe vendet e tjera perëndimore, pretendoi se Izraeli “kishte dështuar të arrinte qëllimet e tij agresive” dhe “kishte shënuar sukses vetëm në kryerjen e krimeve të luftës që turpërojnë dinjitetin e njerëzimit”.

    Lufta në Gaza filloi kur Hamasi kreu një sulm terrorist në Izrael më 7 tetor të vitit 2023, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke rrëmbyer rreth 250 veta. Nga këta pengje, pak më pak se 100 mendohet se mbeten në duart e Hamasit, por rreth një e treta besohet të kenë vdekur.

    Autoritetet e Gazës thonë se rreth 47,000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në operacionet e mëvonshme ushtarake izraelite. Pa dhënë prova, Izraeli thotë se numri i të vdekurve përfshin mijëra militantë të vrarë.

    Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti, të cilët kanë ndërmjetësuar negociatat midis Izraelit dhe Hamasit për muaj të tërë, njoftuan armëpushimin të mërkurën.

    Armëpushimi do të fillojë me një ndalim disa javësh të luftimeve dhe lirimin e dhjetëra pengjeve izraelitë dhe qindra të burgosurve palestinezë.

    Tridhjetë e tre nga 98 pengjet e mbetura izraelite, duke përfshirë gra, fëmijë, burra mbi 50 vjeç dhe robër të sëmurë dhe të plagosur, pritet të lirohen në këtë fazë. Në këmbim, Izraeli do të lirojë pothuajse 2000 palestinezë nga burgjet e tij./VOA

    Hamasi Izrael
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mister në Moravë, gjendet i pajetë një person i zhdukur prej muajsh

    April 26, 2026

    Lëvizje diplomatike në kulmin e krizës, Irani çon mesazhin e negociatave te Putin

    April 26, 2026

    Marotta mbron Interin: Klub i pastër mes stuhisë së arbitrave në Itali

    April 26, 2026

    Trump: Biseda “të mira” me Putin dhe Zelensky, synojmë zgjidhjen e luftës në Ukrainë

    April 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.