Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjykata tërhiqet për vendimin ndaj 21 protestuesve, Prokuroria kërkon burg për tre prej tyre

    Tmerr në SHBA/ 16 fëmijë të mbajtur të mbyllur për katër vite në një dhomë, autoritetet zbulojnë rastin tronditës

    Ancelotti vlerëson Brazilin me nota para sfidës me Norvegjinë: Mund të përmirësohemi ende

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Ancelotti vlerëson Brazilin me nota para sfidës me Norvegjinë: Mund të përmirësohemi ende

    July 5, 2026


    Brazili do të përballet mbrëmjen e kësaj të diele me Norvegjinë në një ndeshje vendimtare për një vend në çerekfinalet e Botërorit 2026. Në prag të sfidës, trajneri Carlo Ancelotti bëri një analizë të ecurisë së “Seleçaos”, duke vlerësuar me nota paraqitjet e skuadrës në katër ndeshjet e para të turneut.

    I pyetur nga gazetarët, tekniku italian u ndal te performancat e Brazilit, duke dhënë këto vlerësime: 5 për ndeshjen me Marokun, 6.5 ndaj Haitit, 7 kundër Skocisë dhe 7.5 për përballjen me Japoninë.

    “Për ndeshjen me Japoninë shtova edhe gjysmë note për rezultatin dhe emocionet e golit të kualifikimit në minutën e 94-t”, tha Ancelotti me humor, duke shkaktuar të qeshura në sallën e konferencës për shtyp.

    Trajneri theksoi se skuadra ka bërë hapa përpara, por ka ende vend për përmirësim.

    “Jemi përmirësuar në menaxhimin e lojës dhe qarkullimin e topit, por mund të bëjmë edhe më mirë, veçanërisht në fazën sulmuese”, u shpreh ai.

    Ancelotti, i cili mori drejtimin e Brazilit 13 muaj më parë, do të përballet tani me një nga testet më të rëndësishme të aventurës së tij në pankinën e “Seleçaos”, përballë Norvegjisë së drejtuar nga Ståle Solbakken.

    Tekniku italian vlerësoi gjithashtu nivelin e lartë të Botërorit, duke veçuar paraqitjen e Kepit të Gjelbër ndaj Argjentinës.

    “Ky është një Botëror me shumë cilësi. Askush nuk e priste që Kepi i Gjelbër ta vinte Argjentinën në kaq shumë vështirësi. Meritojnë komplimente lojtarët dhe trajneri i tyre. Futbolli modern ka ndryshuar, sot çdo kundërshtar është i përgatitur”, përfundoi Ancelotti.

    Anchelotti Brazil Norvegji
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjykata tërhiqet për vendimin ndaj 21 protestuesve, Prokuroria kërkon burg për tre prej tyre

    July 5, 2026

    Tmerr në SHBA/ 16 fëmijë të mbajtur të mbyllur për katër vite në një dhomë, autoritetet zbulojnë rastin tronditës

    July 5, 2026

    Ancelotti vlerëson Brazilin me nota para sfidës me Norvegjinë: Mund të përmirësohemi ende

    July 5, 2026

    Protesta, Lamallari: Sulmi në Komisariatin 3, pasojë e dezinformimit dhe nxitjes së urrejtjes

    July 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.