Një rast që ka tronditur opinionin publik është zbuluar në shtetin e Ohajos, ku autoritetet kanë shpëtuar 16 fëmijë që dyshohet se janë mbajtur të izoluar në një dhomë për rreth katër vite.
Pas ndërhyrjes së shërbimeve sociale dhe policisë, fëmijët u nxorën nga ambienti ku jetonin në kushte të rënda dhe tashmë ndodhen nën kujdesin e autoriteteve për të marrë ndihmë mjekësore, psikologjike dhe sociale.
Sipas mediave amerikane, sfida më e madhe tani është rehabilitimi dhe integrimi i tyre në shoqëri, pasi izolimi i gjatë ka ndikuar në zhvillimin e tyre fizik dhe emocional.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar të gjithë personat përgjegjës, ndërsa rasti pritet të pasohet me akuza të rënda penale.


