Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Flet nëna e autorit të vra*jes së efektivit të policisë: Polici qëlloi i pari, djali im reagoi

    Nga dështimi te miliona euro investime, Rama vlerëson historitë frymëzuese të sipërmarrësve të rinj shqiptarë

    Dasma e Dua Lipës në Palermo ndez debat, këngëtarja kompenson banorët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Aktet e dhunës nga demokratët në Kuvend u dënuan, Berisha: PD ka reaguar për çdo padrejtësi

    October 1, 2024
    Aktet e dhunës nga demokratët në Kuvend u dënuan, Berisha: PD ka reaguar për çdo padrejtësi

    Ish-kryeministri Sali Berisha, përgjatë një konference të sotme me gazetarët, iu përgjigj ambasadave të SHBA dhe BE, që shprehën shqetësim për aktet e dhunës që u kryen në seancën e djeshme.

    Berisha në fjalën e tij tha se PD ka respekt për partnerët ndërkombëtar, por revolta e opozitës lidhej me dënimin e padrejtës sipas tij, të deputetit Ervin Salianji.

    “PD ka respekt për partnerët ndërkombëtarë, por ka respekt edhe për popujt e vendeve partnere, të cilët sa herë gjenden përpara një padrejtësie, i japin përgjigjen e tyre të merituar cilitdo. Kjo është edhe përgjigjja ime. Në qoftë se unë vërtet në fjalën time kërkova që të mos heshtin para dhunës politike që është forma më e egër e dhunës, përpara burgosjes së një njeriu, i cili edhe njëherë, nuk mbrojti vetëm interesat e shqiptarëve, por edhe të qytetarëve të BE, për aq sa është Italia një vend kryesor i BE. Por, edhe për aq sa administrata e SHBA dhe vendeve të tjera është e interesuar për prerjen e lidhjeve të politikës me krimin dhe luftën kundër kriminalitetit. Natyrisht unë jam i vetëdijshëm për fuqinë e jashtëzakonshme korruptive, siç është faktuar, të kreut të narkoshtetit. Por prapë, interesat nuk mund t’i korruptojnë. Thirrja ime kishte të bënte me interesat e përbashkëta, me vlerat e përbashkëta që ne ndajmë me partnerët. Por secili përcakton qëndrimin e tij”, u shpreh Berisha.

    Ambasada e SHBA dhe BE në vendin tonë, dënuan aktet e dhunës në Kuvend, dhe thanë se sjellje të tilla të opozitës janë shqetësuese.

    LEXO EDHE:

    https://radar.al/dogjen-karriget-kuvendi-deputeteve-te-pd-se-do-u-mbahet-paga-per-ti-zevendesuar/

    https://radar.al/kaosi-i-opozites-ne-kuvend-reagon-ambasada-e-shba-ne-tirane-jemi-te-shqetesuar-per-forcen-e-shpalosur-ne-parlamentin-shqiptar/

     

    Berisha dhuna ne Kuvend konference
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Flet nëna e autorit të vra*jes së efektivit të policisë: Polici qëlloi i pari, djali im reagoi

    June 7, 2026

    Nga dështimi te miliona euro investime, Rama vlerëson historitë frymëzuese të sipërmarrësve të rinj shqiptarë

    June 7, 2026

    Dasma e Dua Lipës në Palermo ndez debat, këngëtarja kompenson banorët

    June 7, 2026

    AF Elbasani reagon për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut: Nuk do të harrohet

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.