Specialistët e Qarkullimit Rrugor njoftojnë se në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Unazën e Madhe, ku humbi jetën O. Xh., 38 vjeç, drejtuesi i motomjetit, janë arrestuar dy persona.
Bëhet fjalë për Gj. L., 51 vjeç, dhe A. Sh., 24 vjeç, të cilët dyshohen për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Arrestimi i tyre u bë pas përfundimit të veprimeve procedurale nga policia.
Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes në zonën e Unazës së Madhe, ku u përplasën dy automjete dhe një motor. Për shkak të përplasjes gjeti vdekjen 38-vjeçari që drejtonte motorin.


