Një aksident rrugor është regjistruar në aksin e vjetër Fier–Levan, në vendin e njohur si Çezma e Levanit, ku tre automjete janë përfshirë në një përplasje zinxhir.
Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjete.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur verifikimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Ndërkohë, efektivët po punojnë edhe për menaxhimin e trafikut dhe rikthimin e qarkullimit normal në këtë segment rrugor.


