VLORË– Mesditën e kësaj të marte ka ndodhur një aksident në rrugën Transballkanike në Vlorë, ku një automjet ka përplasur një grua teksa kjo e fundit po kalonte në vijat e bardha.
Si pasojë e përplasjes, e plagosura ka mbetur e plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmën mjekësore.
Bazuar në informacionet paraprake, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas aksidentit, ndërsa policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Radar.al


