Një fanse e Eli Malaj ka tronditur rrjetin me deklaratën e saj se këngëtarja në fjalë merr para nëse dikush dëshiron të ketë një foto me të.
E identifikuar si Ana Latifi, nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social në Tik-Tok ajo shprehet se këngëtarja duhet ta ketë për nder të bëjë ajo foto me një grua të tillë që vuan nga kanceri.
https://www.tiktok.com/@anatafili3/video/7417422104175398177?is_from_webapp=1&sender_device=pc
Menjëherë pas kësaj deklarate që bëri xhiron e rrjetit, këngëtarja Eli Malaj ka reaguar duke mohuar të gjitha akuzat që u ngritën ndaj saj, madje këngëtarja e cilësoi si të pakuptimtë.
Përgjatë një videoje në Tik-tok EliMalaj shprehet: “Eli Malaj nuk ndodh kurrë që të bëjë fotografi me lekë, madje kanë ardhur të tjerë për foto dhe unë u kam dhënë lekë atyre që ta dijë zonja e nderuar. Pa marrë parasysh sëmundjen e asaj, ka patur raste më të këqija të cilët më kanë ardh qoftë në koncert apo kur kam qenë në ambiente private. Zonja varet kë ka pyetur, asnjë nga bashkëpunëtorët e mi nuk i ka kërkuar gjë asaj se ata e dinë shumë mirë që nëse unë zbuloj diçka të tillë ata nuk janë më bashkëpunëtorë të mi. Zonja ti thërrasë mendjes se nuk kërkon njeri 50 euro, unë kam pagesën time aq sa dëshiroj unë”./ Radar.al
@elimalaj Per ate Zonjen e 50/teshes ☺️#anatafili3


