Këngëtarja e njohur shkodrane, Eli Malaj, ishte e ftuar në një emision televiziv ku u surprizua nga miq dhe të afërm. Gjatë emisionit, ajo mori një mesazh nga Bes Kallaku, i cili shprehu një konsideratë të lartë për të.
E pyetur për bashkëpunimin e tyre në këngën “Mosmirënjohja”, Eli tha se rezultati do të kishte qenë i mirë me çdo këngëtar tjetër.
Eli vlerësoi Besin si një njeri me zemër të mirë, duke theksuar se situatat e këqija janë të pashmangshme. “Besi është djalë i mirë dhe ka zemër të mirë. Kur e ke zemrën e mirë, gjithçka është mirë. Situata të këqija kemi gjithmonë,” tha ajo.