Deputeti demokrat Tomor Alizoti shprehet se aktualisht në Shqipëri ka një situatë shumë më të keqe se ajo e 2011, kohë kur u mbajt edhe protesta e 21 janarit.
“Kur flasim për politikën, flasim për të gjithë kompenentët, që janë shumë më keq sot dhe shumë më të rrezikshme sot se sa ishin në 2011. Kemi përballë një Kryeministër që ka 3 mandate në karrige, që nuk prodhon më asnjë politikë, që janë prishur balancat”, tha Alizoti.


