Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta, me sa do shitet benzina

    Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi e dyfishtë në familjen Mekolli

     Në pranga 6 persona të përfshirë në grupe kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Impianti diellor mbi Vaun e Dejës, një kompani kineze fituese me ofertën 13.8 milionë euro

    January 22, 2025

    VAU I DEJES– Kompania Solar Energy of Albania (SENA), bijë e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), shpalli së fundmi fituesin për impiantin fotovoltaik lundrues në Vaun e Dejës, me një ofertë 13.8 milionë euro. Bëhet fjalë për GAMMA – SUNGROW FPV e cila është një kompani me zyra në Gaoxin District, Hefei në Kinë. Kompania do të bëjë dizejnimin, ndërtimin dhe operimin për impiantin 12.9 MW që lokalizohet në liqenin e Hidrocentralit të Vaut të Dejës në kaskadën e Drinit.

    “Kontrata përfshin ndërtimin e projektimit dhe 2 vite funksionim, për një impiant PV lundrues 12.9 MW që ndodhet në liqenin e HEC-it të Vaut të Dejës” thuhet në përshkrimin e bërë në njoftimin e SENA në faqen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim e cila është edhe financuesja përmes një kredie e këtij projekti.

    Më herët BERZH ka miratuar një kredi 9.1 milionë euro pikërisht për këtë projekt.

    KESH ndërkohë, si kompania publike e gjenerimit prej disa vitesh po angazhohet në diversifikimin e portofolit të prodhimit duke parë me interes atë diellore. Konkretisht prej vitit 2022 është në prodhim një impiant mbi digën e Zadejës në kaskadën e Drinit teksa janë edhe një sërë projektesh të tjera që janë në faza të ndryshme.

    Pak kohë më parë drejtori i KESH Erald Elezi tha për “Monitor” se cilat ishin disa prej tyre ku konkretisht:

    Projekti për krijimin e impiantit voltaik lundrues me fuqi të instaluar 13.8 MWp po aq foto në liqenin e Dejës. Parashikohet të ketë një prodhim të pritshëm vjetor prej 20.16 GWh dhe me eficiencë prodhimi të kënaqshëm rreth 16% për këtë lloj teknologjie. Ky projekt po realizohet në bashkëpunim me BERZH, nëpërmjet internetit të Korporatës SENA sh.a. Specika e projekteve të përfshira në faktin se ndërtimi i impiantit do të jetë mbi të gjitha këto teknologji.

    Projekti tjetër është ai i impiantit fotovoltaik në digën e Zadejës të HEC Vau i Dejës, me fuqi të instaluar 8.25 MWp, i cili do të veprojë sipas modelit të impiantit tashmë operativ prej dy vitesh të instaluar në digën e Qyrsaqit. Prodhimi i pritshëm vjetor parashikohet 11.2 GWh, duke u projektuar një efikasitet në prodhim prej 15.5%. Ky projekt po realizohet me fondet e veta Korporatës.

    Projekti për impiantin fotovoltaik me 50 MWp në funksionin e Belshit, i cili për arsye të lartë, është një projekt në shkallë të gjerë dhe është një sfidë dhe një hap i fuqishëm i fuqishëm për diversifikimin. Prodhimi i pritshëm vjetor parashikohet në 74.5 GWh, duke projektuar një efiçencë në prodhim mjaft të lartë prej 17% pasi edhe Belshi është zona me rrezatim të lartë diellor./Monitor

    Impianti diellor mbi Vaun e Dejës KESH SNEA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta, me sa do shitet benzina

    June 5, 2026

    Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi e dyfishtë në familjen Mekolli

    June 5, 2026

     Në pranga 6 persona të përfshirë në grupe kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai

    June 5, 2026

    SPAK-u zbardh dëshmitë e Samir dhe Eva Manes për “shitjen” e vilës çiftit Meta-Kryemadhi

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.