Teksa u rikthye në presidencën amerikane burimet bëjnë me dije se Donald Trump është betuar si Presidenti i 47-të i SHBA-ve.
Në një ceremoni të zhvilluar në Kapitol ku po marrin pjesë me qindra mijëra njerëz duke nisur nga ish-Presidentët e SHBA e deri te liderët më të rëndësishëm botërorë, Trump u betua para tyre si President i 47-të i SHBA-ve.
Ceremonia mësohet se u zhvillua brenda në Kapitol për shkak të temperaturave të ulta.
Trump është betuar mbi 2 Bibla për mbrojtjen e Kushtetutës.
Kujtojmë se kjo shënohet si hera e dytë e Trump në krye të SHBA-, pasi u largua katër vite më parë pasi humbi përballë Joe Biden, i cili ishte sot i pranishëm në Kapitol.
Trump do të jetë Presidenti i parë i cili do të shërbejë në mandate jo të njëpasnjëshme që nga vitet 1890.


