Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Policia e Tiranës: Shoqërohet dhe procedohet avokati Altin Goxhaj pas incidentit në Rrugën e Kavajës

    Mësuesi në Maliq ndërron jetë papritur, gjendet pa shenja jete pas mësimit

    Romanca në Ferma VIP merr kthesë të fortë/ Indri tërhiqet, Vanesa gati t’i japë fund lidhjes jashtë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Nëse keni dëshirë për sheqer, përgjumje, lodhje, bëni urgjent analizat. Ky infeksion po merr jetë fshehurazi

    January 15, 2025

    Mendohet se janë gati dy miliardë njerëz në botë që vuajnë nga infeksionet mykotike dhe rreth dy milionë njerëz humbin jetën për shkak të tyre, duke zënë vendin e pestë në vdekjet e përgjithshme në botë.

    Nutricionisti nga Suedia Altin Joka shpjegon:

    ”infeksionet mykotike, të njohura dhe si mykozë, janë një gjendje që vjen nga kërpudhat që hyjnë dhe zhvillohen në trupin tonë, kryesisht kur niveli i sistemit imunitar është më i ulët se zakonisht. Janë rreth 13 milion njerëz në ditë të ekspozuar ndaj një infeksioni mykotik, ndërsa sipas studimeve, infeksionet mykotike janë bërë shumë rezistente ndaj ilaçeve. Këto infeksione kur hyjnë në trupa, prodhojnë toksina që dëmtojnë qelizat, indet dhe organet tona”, shtoi ai në emisionin Rreze Dielli.

    Së fundmi sipas tij është shfaqur një kërpudhë shumë rezistente si ‘Kandida auris’ që ka krijuar shumë probleme dhe është zbuluar në Japoni në vitin 2009. Kandida e zakonshme është gjithashtu e rrezikshme në trup, pasi gjendet në zorrë, rrugë gjenitale, apo membranat e mukozës së mushkërisë.

    ”Nëse nuk kontrollohet, mund të dëmtohet ekuilibri i pehashit të trupit tonë, bakteret e mira prishen, sistemi imunitar bie dhe krijon inflamacion” tha Altini, duke shtuar se përdorimi i antibiotikëve pa kriter do të ulë sistemin imunitar dhe krijon çrregullime në organizëm. Personat që përdorin kontraceptiv apo kortizonik, kanë më tepër probleme, sikurse ata që përdorin tubat e astmës, apo personat me tumore që kanë një ndërlikim të kandidës, pa harruar personat që kanë sëmundje autoimune.

    Cilët janë shenjat apo simptomat që dallojmë kur kemi kandida?

    Së pari ne flemë shumë dhe në kohë të gjatë, pasi ndjejmë lodhje. Së dyti dhimbja e kyçeve pa asnjë arsye. Së treti, dhimbja apo tharja e fytit, çrregullime të shpeshta të humorit, apo sulme paniku si dhe rënie e flokëve. Era e keqe e gojës dhe gjuha e bardhë janë një tjetër shenjë. Dëshira e shpeshtë për sheqer, infeksionet e sinusit janë një tjetër element. Problemet me zorrët, kur kemi gromsira, diare dhe kapsllëk, gazra, etj. Mjegulla e trurit shpesh neglizhohet si një nga simptomat e kandidës, sikurse kujtesa e dobët. Element tjetër është dhe çekuilibri hormonal.

    Altin joka infeksionet mykotike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Policia e Tiranës: Shoqërohet dhe procedohet avokati Altin Goxhaj pas incidentit në Rrugën e Kavajës

    April 16, 2026

    Mësuesi në Maliq ndërron jetë papritur, gjendet pa shenja jete pas mësimit

    April 16, 2026

    Romanca në Ferma VIP merr kthesë të fortë/ Indri tërhiqet, Vanesa gati t’i japë fund lidhjes jashtë

    April 16, 2026

    Plas debati live/ Grida Duma përplaset me Alfred Lelën dhe e largon nga studio

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.