POGRADEC– Moti i keq ka “pushtuar” të gjithë vendin, ndërsa në pjesën më të madhe janë hasur edhe probleme me energjinë elektrike.
Mësohet se një defekt i rëndë në linjën e Tensionit të lartë Prrenjas-Pogradec ka shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në zonën e Prrenjasit dhe Mokrës së Pogradecit duke lënë pa energji me mijëra familje.
Bëhet me dije se po punohet nga grupet e OST të Qarkut Korçë dhe Elbasan për identifikimin dhe riparimin e defektit që nga dita e djeshme, por ende nuk është arritur në zgjidhjen e këtij problemi.
Prezenca e temperaturave me disa gradë nën zero e me ngrica, po punohet në kushte të vështira në një terren malor ku trashësia e dëborës shkon 1 m -1,2 m. Ky është defekti më i rëndë në linjat e tensionit të lartë në juglindjen e Shqipërisë i shkaktuar nga moti i keq./Radar.al


