Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Policia e Tiranës: Shoqërohet dhe procedohet avokati Altin Goxhaj pas incidentit në Rrugën e Kavajës

    Mësuesi në Maliq ndërron jetë papritur, gjendet pa shenja jete pas mësimit

    Romanca në Ferma VIP merr kthesë të fortë/ Indri tërhiqet, Vanesa gati t’i japë fund lidhjes jashtë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Lista e PS për zgjedhjet e 11 Majit, Rama garanton ministrat, mban në ankth deputetët

    January 5, 2025

    Ky vit i ri elektoral, shumicën e deputetëve të PS i ka gjetur të pasigurt për fatin e tyre politik, në lidhje me faktin nëse do të jenë apo jo në listat e Edi Ramës për 11 Majin!

    4 muaj para zgjedhjeve socialistët me eksperiencë kuvendore “kërcënohen” nga gara e brendshme në listat e hapura si dhe nga prurjet e reja nëpërmjet platformës “Deputeti që Duam”.

    Deputetët duket se kanë ende punë për të fituar besimin e shefit politik për të zënë vend në listat e Edi Ramës në kërkim të mandatit të katërt, një fazë që ministrat e kabinetit të Kryeministrit e kanë kaluar.

    Lista e PS për zgjedhjet e 11 Majit, Rama garanton ministrat, mban në

    A2 CNN ka mësuar se 14 nga 17 anëtarët e tij janë “punësuar” në zonat e caktuara elektorale. Madje 6 prej tyre kanë marrë përgjegjësi të mëdha, drejtimin politik të 5 qarqeve dhe zonën më të madhe elektorale, atë të diasporës.

    Në Tiranë përqendrimi qeveritar është më i lartë pasi nën udhëheqjen e Ministres së Arsimit Ogerta Manastirliut do të shërbejnë edhe 4 kolegë të saj. Drejtuesit e Ministrisë së Jashtme, Shëndetësisë, Ekonomisë, dhe Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen kanë nisur punën në njësinë 8, 11, 6 dhe 5.

    Numri dy i qeverisë Belinda Balluku, njëkohësisht edhe drejtuese politike në Qarkun e Fierit, ka marrë me vete, duke e vendosur në Lushnje, ministrin e Financave, Petrit Malaj. Pirro Vëngu i Mbrojtjes dhe Anila e Denaj e Bujqësisë do të shërbejnë në Vlorë.

    Lista e PS për zgjedhjet e 11 Majit, Rama garanton ministrat, mban në

    Dy ministra Shteti pa portofol do të kërkojnë votat për PS në Elbasan. Arbjan Mazniku si drejtues Politik i qarkut, ndërsa Bora Muzhaqi e vendosur në zonën e Librazhdit.

    Ministri i Drejtësisë do të vijojë të jetë në krye të ekipit politik në Lezhë, ashtu si Mirela Kumbaro në Gjirokastër.

    Taulant Balla i marrëdhënieve me Parlamentin do të menaxhojë zonën më të re dhe më të madhe elektorale, atë të shqiptarëve jashtë vendit. Por në ndryshim nga 12 qarqet, Diaspora nuk do të ketë listë fizike kandidatësh. Nga forumet e larta drejtuese kryetari i PS, Edi Rama ka deklaruar që Balla është deputet i sigurt. Por mbetet dilemë nëse Balla pas largimit nga Fieri, do të jetë në listën e Elbasanit apo jo.

    Lista e PS për zgjedhjet e 11 Majit, Rama garanton ministrat, mban në

    Tre ministra kanë mbetur pa territor, Adea Pirdeni, Majlinda Dhuka dhe Ervin Hoxha. Edhe pse Ministri i Brendshëm ka patur “oferta” politike në Tiranë, por gjithashtu nuk përjashtohet vendlindja e tij, Gjirokastra. /A2 CNN

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Policia e Tiranës: Shoqërohet dhe procedohet avokati Altin Goxhaj pas incidentit në Rrugën e Kavajës

    April 16, 2026

    Mësuesi në Maliq ndërron jetë papritur, gjendet pa shenja jete pas mësimit

    April 16, 2026

    Romanca në Ferma VIP merr kthesë të fortë/ Indri tërhiqet, Vanesa gati t’i japë fund lidhjes jashtë

    April 16, 2026

    Plas debati live/ Grida Duma përplaset me Alfred Lelën dhe e largon nga studio

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.