Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump dhe Pezeshkian nënshkruajnë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Iran

    Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite amnistia dhe ndryshimet në Kodin rrugor

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    “Sheiku lezhjan” sërish në qendër të vëmendjes/ Ironizon Ministrinë e Brendshme: Gëzuar

    January 2, 2025
    "Sheiku Lezhjan" sërish në qendër të vëmendjes/ Ironizon Ministrinë e Brendshme: Gëzuar

    Dorian Puka, lezhjani i njohur si sheiku shqiptar, së fundmi ka qenë sërish në qendër të vëmendjes.

    I cilësuar nga mediat e huaja si një hajdut i dënuar shqiptar, i cili nuk mund të deportohet, së fundmi me rastin e festave të fundvitit ka ironizuar institucionet britanike duke postuar mesazhe për Vitin e Ri nga një klub nate në Londër.

    Lezhjani, 28 vjeç, i dënuar dhe deportuar dy herë për vjedhje, postoi një foto ku festonte Vitin e Ri në një klub nate, duke tymosur një shisha pranë një valltareje.

    Përmes llogarisë së tij në TikTok, ai publikoi një video tre minutëshe që përfundon me një pamje të Big Ben-it dhe Parlamentit britanik, mbi të cilën shkruhej: “Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve!… Ju uroj më të mirat!”

    Kjo ndodh tre muaj pasi ai postoi video duke drejtuar një Ferrari prej 300,000 £ në rrugët e Londrës dhe foto me dhjetëra orë Rolex dhe makina luksoze në llogaritë e tij në TikTok dhe Instagram.

    Çfarë e pengon deportimin e Dorian Pukës?

    Ministria e Brendshme nuk ka arritur të deportojë Pukën, pasi ky I fundit ka aplikuar për azil, dhe zyrtarët nuk mund ta largojnë atë deri sa çështja të shqyrtohet plotësisht. Një proces që mund të zgjasë me muaj, në mos vite, për shkak të vonesave në gjykatat e emigracionit.

    Puka ka ironizuar gjithashtu Nigel Farage duke postuar një foto të tij në një darkë, ku duket një imazh i montuar i liderit të Partisë Reformiste duke bërë shenjën e miratimit.

    Farage e përshkroi atë si një “kriminel i vërtetë” që po “shkel mbi autoritetet britanike.”

    Por kush është sheiku lezhjan?

    Dorian Puka, lezhjani i njohur si “Sheik” i cili publikon jetën e luksit nëpër rrjet, u dëbua dy herë nga shteti ishull, por nuk e la me kaq.

    Ai vendosi të rikthehej ilegalisht plot dy herë në thyerje të urdhrit të dëbimit nuk ndalet.

    Pas ironizimit të një dite më pare, përmes një fotomontazhi me politikanin Nigel Farage sikur po ata drekonin bashkë, Puka replikoi përmes një statusi në Instagram me editorin e çështjeve të brendshme në The Telegraph gazetarin Charles Hymas autorin e shkrimit me titull “Grabitësi shqiptar i dëbuar dy herë nga Anglia udhëton në Londër me Ferrari”.

    Reagimet e autoriteteve britanike

    Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha: “Të huajt që kryejnë krime nuk duhet të kenë asnjë dyshim se ligji do të zbatohet. Z. Puka është deportuar nga Mbretëria e Bashkuar më parë. Sipas ligjit britanik, ne nuk mund të deportojmë individë që kanë çështje në pritje të shqyrtimit.”

    Chris Philp, sekretari i hijeve për çështjet e brendshme, tha: “Ky kriminel i dënuar duhet të deportohet menjëherë. Çdo kërkesë për azil – që ka shumë gjasa të jetë e rreme – duhet të shqyrtohet me prioritet.”

    Sakaq ditën e sotme Puka nëpërmjet një Instastory i sugjeron gazetarit të njohur të “The telegraph”, Charles Hymas që të merret me gjëra më me vlerë.

    "Sheiku Lezhjan" Dorian Puka Ironizon Ministrinë e Brendshme
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump dhe Pezeshkian nënshkruajnë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Iran

    June 18, 2026

    Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite amnistia dhe ndryshimet në Kodin rrugor

    June 18, 2026

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    June 18, 2026

    Iran-SHBA nënshkruan marrëveshjen

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.