Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    Kampionë të lirisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite amnistia dhe ndryshimet në Kodin rrugor

    June 18, 2026

    TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot, më 18 qershor, seancën plenare të radhës, e cila nis në orën 10:00.

    Në rendin e ditës janë parashikuar interpelanca me anëtarë të qeverisë, përfshirë ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zëvendëskryeministren Albana Koçiu dhe ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja. Deputetët do të informohen gjithashtu mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian, në kuadër të negociatave për anëtarësim në BE.

    Ndër çështjet më të rëndësishme që pritet të shqyrtohen janë projektligji për dhënien e amnistisë, disa ndryshime dhe shtesa në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, si dhe projektligji për sektorin e energjisë elektrike.

    Në seancë do të diskutohen edhe projektvendime për ngritjen e disa nënkomisioneve parlamentare dhe miratimin e Planit Strategjik të Kuvendit për periudhën 2026-2030.

    RENDI I DITËS

    1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 11.6.2026.
    2. Njoftime.
    3. Informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, në

    kuadër të procesit të negociatave të anëtarësimit.

    1. Interpelancë urgjente me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga

    një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

    1. Interpelancë me Zëvendëskryeministren e Republikës së Shqipërisë, znj. Albana Koçiu, kërkuar nga

    deputeti Erion Braçe.

    1. Interpelancë me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja

    Ina Zhupa.

    1. Seancë pyetje – përgjigje me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar

    nga deputeti Erald Kapri.

    1. Projektligji “Për dhënie amnistie”.
    2. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8378, datë 22.07.1998, “Кodi Rrugor i

    Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

    1. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së

    Shqipërisë”, i ndryshuar”.

    1. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor

    Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

    1. Projektligji “Për sektorin e energjisë elektrike”.
    2. Projektligji “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”.
    3. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën

    e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

    1. Projektvendimi “Për miratimin e Planit Strategjik të Kuvendit të Shqipërisë 2026 – 2030″.
    2. Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit

    për Ekonominë, Punësimin dhe Financat”.

    1. Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Administratën Publike në përbërje të Komisionit

    për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike”.

    1. Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit

    për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”.

    1. Projektvendimi “Për ngritjen e tri nënkomisioneve në përbërje të Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe

    Zhvillimin Rural”.

    1. Projektvendim “Për ngritjen e Nënkomisionit për Integritetin e Informacionit Publik, Dezinformimin dhe

    Ndërhyrjet e Huaja në përbërje të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik”.

    1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës./Radar.al
    Albana Koçiu Evis Sala Kodi Rrugor kuvendi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    June 18, 2026

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    June 18, 2026

    Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë, arrestohet një 40-vjeçar në Malin e Zi

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.